Nuk duhet kurrsesi të fillojmë një diskutim nëse jemi të zemëruar.
Ndoshta gjithsecili e di që kjo është e vërtetë. Por, ndonjëherë ne e humbin kontrollin e emocioneve tona gjatë një diskutimi të nxehtë dhe nuk mundemi ta ndalojmë, madje mund ta shtyjmë më tej debatin, derisa të jetë shumë vonë.
Ja tri arsye të qarta pse nuk duhet kurrë të debatoni nëse jeni të zemëruar.
Kur është i zemëruar, një person humb jo vetëm kontrollin e emocioneve, por edhe besimin, për shkak të faktorëve që kanë të bëjnë me funksionin e brendshëm të trurit.
Psikologët thonë se për këtë arsye, ne e cilësojmë çdo fjalë apo gjest të personit që kemi përballë një fyerje. Kjo bën që tonet e bisedës të nxehen, çka do të çojë padyshim në fundin e kësaj marrëdhënieje.
Gjatë studimeve të panumërta, shkencëtarët kanë provuar gjithashtu se nëse ju jeni i zemëruar, edhe personat e tjerë përballë jush do të ndihen të zemëruar gjithashtu.
Ky fakt e përforcon më tepër idenë se nuk do të jeni kurrsesi në gjendje të zgjidhni një konflikt kur jeni të zemëruar.
Zemërimi e ‘mpin’ aftësinë tuaj për të qenë racional. Ja përse gjatë diskutimit ju mendoni më keq për njeriun që keni përballë se sa gjatë një situate të zakonshme. Në këto kushte, ju do të jeni i paaftë për t’u treguar i paanshëm përballë kundërshtarit tuaj dhe të vëreni aftësitë e tij më të mira.
Por nëse gjatë debatit e shihnin kundërshtarin si një person të zgjuar dhe karizmatik, nuk do të mendoni se problemi është aq serioz, ndaj do të jeni në gjendje ta zgjidhni atë më shpejt dhe me më shumë efektivitet.
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...