Një studim i ri sfidon këshillat popullore shëndetësore…
Kur bëhet fjalë për ujin e pijshëm, sa më shumë është gjithmonë më mirë … A është kjo e vërtetë apo jo? Jo domosdoshmërisht.
Pavarsisht se është thënë ndër vite që duhet konsumuar 8 gota ujë në ditë, sasia aktuale e lëngjeve që na nevoitet ndryshon nga personi në person. Tani, një studim i ri ka zbuluar se çfarë ndodhë në trurin dhe trupin tonë kur arrijmë limitin tonë të hidratimit – dhe pse mund të jetë e rrezikshme të injoroni ndjesinë e ngopjes.
Hulumtimi në fjalë, i botuar në Akademinë Kombëtare të Shkencave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbuloi se njerëzit kishin vështirësi më të madhe që të gëlltisnin pas konsumit të tepruar të ujit. Kjo gjendje mund të jetë potencialisht fatale e quajtur hiponatremia, e njohur edhe si toksicitet i ujit. Për studimin, studiuesit vunë 20 njerëz në skanerë funksionalë dhe iu është kërkuar që të vlerësojnë nivelin e përpjekjeve të nevojshme për të gëlltitur sasi të vogla të ujit në dy gjendje apo kushte të ndryshme – pasi kishin ushtruar, kur ishin të etur, dhe më vonë pasi kishin pirë rreth një litër ujë.
Pjesëmarrësit vlerësuan vështirësi më të madhe deri tri herë në skenarin e dytë se sa në të parin. Kjo vlente njëlloj si për ujin e thjeshtë ashtu edhe për ujin e ëmbël me sheqer. Kjo tregoi se ata duhej të tejkalonin një lloj rrezistence, pasi refleksi i gëlltitjes frenohej më shumë pasi të jetë pirë sasi e mjaftueshme e ujit.
Ky ndalim i gëlltitjes duket se ndihmon në rregullimin e marrjes së ujit dhe ruajtjen e niveleve të lëngjeve në trupin e njeriut, por nuk është akoma 100% e besueshme. Në fund të fundit, pjesëmarrësit ishin akoma në gjendje të gëlltisnin, megjithëse më vështirë se zakonisht.
Në fakt, skanimet treguan se zonat e duhura prefrontale të trurit të pjesëmarrësve ishin shumë më aktivë kur ata përpiqeshin të gëlltitnin pas tepricës së ujit. Kur trupi është i mbingarkuar me ujë, nivelet e natriumit mund të ulen në mënyrë abnormale – një gjenjde e quajtur hyponatremia që mund të çojë në letargji, të përziera madje edhe në fatalitet. Njerëzit që humbasin sasi të mëdha të natriumit përmes djersës dhe nuk i plotësojnë nivelet e tyre (me kripë apo pije elektrolite) janë veçanërisht në rrezik të madh.
Lexoni edhe këtë: A e ushtroni fytyrën tuaj?
Fatmirësisht, pjesëmarrësit e studimit nuk kishin konsumuar sasi të mëdha uji dhe nuk ishin në asnjë rrezik real. Por ka raste kur njerëzit mund të kenë më shumë ujë se sa është e sigurtë sasia, thonë autorët, dhe mund të shpërfillin sinjale nga truri i tyre për të ndaluar pirjen.
Ka raste kur atletët gjatë maratonës janë ngarkuar me sasi të madhe të ujit dhe kanë vdekur si pasojë në rrethana të caktuara, sepse kanë ndjekur rekomandimet duke pirë shumë ujë më tepër se sa nevojat e mjaftueshme.
Natyrisht, edhe mungesa e pirjes së ujit paraqet poashtu problem të zakonshëm te atletët, por edhe personat tjerë. Dehidrimi i lehtë nuk mund të çojë direkt në probleme serioze shëndetësore por lidhet me nivele të ulëta të energjisë, dhimbje koke, kapsllëk madje edhe trashje.
Personat e moshuar zakonisht nuk pinë ujë të mjaftueshëm dhe duhet të monitorojnë futjen e sasisë së lëngjeve.
Pra, sa lëngje duhet konsumuar në bazë ditor? Instituti i Mjekësisë rekomandon që meshkujt të pijnë diku afër 3.5 litra lëngje në ditë ndërsa femrat 2.5 litra, por që këtu përfshihet uji nga ushqimet dhe pijet tjera si lëngjet, çaji madje edhe kafeja. Ky numër mund të ndryshojë edhe në bazë të moshës, peshës, kushteve tjera shëndetësore dhe sa aktivë apo të djersitur jeni.
Pra, me një fjalë mos e sforconi veten apo ta ngarkoni me vështirësi. Thjeshtë konsumoni ujë sipas etjes suaj se sa me orar të caktuar. Nëse veprojmë ashtu si na kërkon trupi ynë, ndoshta do ta kemi më të lehtë menaxhimin e nevojave të mjaftueshme për ujë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...