Kur jemi me shoqëri dhe dikush dëshiron të ngrejë një dolli, na ndodh që kur kemi gotën e zbrazët, e bëjmë dollinë me një gotë ujë.
Ajo që padyshim dëgjojmë atë moment është se “uji nuk është për dolli”.
Mund të tingëllojë e pabesueshme, por origjina e kësaj bestytnie është e lashtë, transmeton portal arbresh.info
Edhe pse në fillim mund të na duket një gjë e kotë, arsyetimi që fshihet pas këtij zakoni nuk është aspak naiv.
Rrënjën e këtij zakoni e gjejmë në kohërat antike dhe është e lidhur me Hadesin, domethënë botën nëntokësore të të vdekurve.
Në Greqinë e Lashtë besojes se shpirti i njeriut shkon në Hades pas vdekjes, dhe se atje ka një fushe me lule të bardha të egra. Pesë lumenj rrjedhin nëpër këtë fushë: lumi Styx – akull, lumi i urrejtjes, pastaj Acheron – lumi i dhimbjes, Kokitus – lumi i vajtimit, Flegeton – lumi i zjarrit dhe Leta – lumi i harresës.
Sipas mitologjisë, shpirti që shkon në Hades, pi ujë nga lumi Leta në mënyrë që të harrojë jetën e mëparshme dhe vuajtjet në të. Ata që besuan në rimishërim besuan se shpirti i të ndjerit piu ujë nga ky lumë në mënyrë që të harronte plotësisht jetën e mëparshme dhe të përgatitej për jetën e re.
Sipas besimit të grekëve të lashtë, dollia me ujë lidhet me këtë lumë, prandaj edhe nuk preferohet. Besohej se nëse dikush ngre dolli me ujë, do të pësojë një fat të keq./arbresh.info/
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...
Pacolli reagon pas vizitës në Çabiq: Nëse dikush i ka lënë n...
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...