Jeta sociale, të dalat, takimet dhe aktiviteti fizik ka javë që janë ndërprerë, por edhe pse jo të lodhur, dëshira për të fjetur gjumë është rritur gjatë karantinës. Sa nga miqtë tuaj ankohen se nuk zgjohen dot edhe pse thuajse gjithë ditën e kalojnë shtrirë? Pse po flemë më shumë tani që s’kemi asnjë lloj aktiviteti?
Nisur nga ekspertët që merren me stresin dhe problemet e gjumit, ky fenomen ka një sërë shpjegimesh, por jo të gjitha janë pozitive.
Krahas pagjumësisë është vërtetuar se një mënyrë tjetër që truri ynë përdor për të procesuar stresin është përmes orëve të gjata dhe të thella të gjumit.
Në ditët tonë normale stresi vjen nga shumë gjëra dhe ne e shpërndajmë në drejtime të ndryshme, kurse tani s’ndodh asgjë atje jashtë, s’kemi mundësi zgjedhjeje dhe fokusi kryesor i mendjes është i orientuar vetëm në një drejtim: “Si do të ndikojë koronavirusi tek familja ime dhe kur e gjithë kjo do të mbarojë.”
Në vend të lodhjes fizike, njerëzit tani po ndjejnë më shumë se kurrë ngarkesë dhe lodhje mendore, gjë e cila na bën të gjejmë ngushëllim tek orët e shumta të gjumit.
Një tjetër arsye është se në ditët e izolimit shumë njerëz shtrihen herët, por flenë gjumë shumë vonë. Dita nis dhe përfundon në të njëjtin vend. Sipas ekspertëve, njerëzit po lënë trupin e tyre të ndjekë ritmin natyral.
Pavarësisht kësaj, duhet të kujtoni se gjumi i tepërt nuk është në të mirën tuaj.
Gjumi dhe shtrati këto kohë janë një arratisje e pashëndetshme. Mungesa e dëshirës për të bërë diçka tjetër nëpër shtëpi apo për të lënë shtratin tregojnë simptomat e para të depresionit. Çfarë duhet të bëni është ta programoni ditën brenda kushteve që keni. Shmangni orët e gjata shtrirë, mos hani vonë dhe mos shihni në ekran kur shtriheni për të fjetur.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...