Si të bëni që ngjyra, stili dhe tekstura të funksionojnë për ju
Bota mund të jetë një vend stresues dhe ndonjëherë na bën të ndihemi sikur duhet ta lëmë në pritje gëzimin tonë për një arsye ose një tjetër. Fatmirësisht, megjithatë, ne kemi kontroll mbi të paktën një gjë që lidhet me lumturinë për shumë njerëz: veshjet tona.
Mënyra se si e perceptojmë veten tonë ndikon në atë që ne veshim. Pra, nëse doni të jeni më të lumtur ose të përmirësoni gjendjen tuaj në një ditë të keqe, filloni duke pare veshjet që keni në gardërobë.
Nuk është rastësi që ka momente kur kemi dëshirë të ndryshojmë stilin tonë ose tërësisht pamjen tonë gjatë periudhave të caktuara të vitit. Duket se trupi dhe mendja janë në komunikim të vazhdueshëm dhe mënyra se si kujdesemi për njërën nga këto padyshim do të ndikojë tek tjetra.
Me pak fjalë, veshja në një mënyrë të caktuar ka ndikim në gjendjen tonë të përgjithshme, jo vetëm fizike, por edhe atë mendore.
Në psikologji është i njohur termi “veshje dopamine”, ku duhet të vishni rroba që do t’ju përmirësojnë humorin me ngjyrën, teksturën dhe stilin dhe do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë.
Por, pse njerëzit ndihen më të lumtur kur ndryshojnë veshjet apo stilin?
Psikologia Ellen Albertson thotë për “Very Well” se nuk është vetëm psikologjia e ngjyrave që ndikon, por edhe mënyra si visheni dhe kombinoheni.
Kushtojini vëmendje asaj që vishni
Nëse ndiheni të mërzitur dhe doni të ndryshoni gjendjen, ju nuk duhet domosdoshmërisht të ndryshoni atë që do të vishni, por kini kujdes se si visheni. Vetëm duke kuptuar se si gjendja jonë ndikohet nga zgjedhjet tona të veshjeve, ju mund të merrni kontrollin e kësaj dinamike.
Përdorni rrobat për një qëllim të caktuar
Hapi tjetër është përdorimi i rrobave bazuar në atë se si dëshironi të ndiheni dhe çfarë doni të përcillni. Ndiheni i/e mërzitur? Shtoni një aksesor me ngjyrë të kuqe ose të ndezur dhe do të shihni ndryshimin. Keni një takim pune dhe doni të mbeteni në mendjen e të gjithëve? Vishni një kostum elegant dhe një palë vathë që bien në sy.
Moda lejon që ju të “luani” me detajet
Nëse mësoni ta përdorni këtë fuqi, do të kuptoni se mund ta përdorni vetëbesimin tuaj në përputhje me rrethanat, veshjet, detajet etj.
Nëse doni të jeni më të lumtur, jini të guximshëm
Për të përmirësuar gjendjen tuaj, synoni për veshje, aksesorë ose detaje që mund të bëjnë të tjerët të kthejnë kokën pas. Vishni diçka ndryshe nga zakonisht, një fustan të shkurtër që nuk e keni veshur ndonjëherë, këpucë të larta, çanta prej kashte apo aksesorë të dallueshëm dhe me siguri do të kuptoni fuqinë që ka veshje në gjendjen tuaj shpirtërore. /Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...