Kam mësuar nga një tregim i një mësuesit hinduist lidhur me komunikimi e njerëzve njëri me tjerrin …
Tregohet se një ditë një mësues Hinduist shkoi për ta vizituar një familje. Ajo familje komunikon mes vetes duke ngritur zërin dhe duke bërtitur njëri tjetrit. Këtë përvojë mësuesi iu sjell nxënësve të vet. Me buzëqeshje mësuesi po i pyet nxënësit: “Pse njerëzit komunikojnë duke e ngritur zërin e lartë dhe pse i bërtasin njëri tjetrit, kur hidhërohen”?
Nxënësit mendojnë pakëz në heshtje dhe një prej nxënësve thotë:”Unë mendoj, se ata bërtasin me zë të lartë njërin tjetrit sepse ata e kanë humbur durimin dhe paqen!”
“Pse duhet të bërtasin , kur janë edhe të tjerët të pranishëm pranë tyre”? Pyet mësuesi më tutje.
Nxënësit japin edhe disa përgjigje, por mësuesi nuk ishte i kënaqur. Në fund mësuesi e merr fjalën dhe ju shpjegon nxënëseve:” Kur njerëzit ja të hidhëruar, zemra e tyre është shumë larg. Se si për ta mposhtur këtë largësi, atyre ju duhet të bërtasin me zë të lartë për t’i dëgjuar. Sa më të hidhur e nervoz apo të tërbuar aq edhe më tepër e grisin zërin…
Kur njerëzit duhen dhe e duan njëri tjetrin, ata nuk bërtasin njëri- tjetrit, por flasin me delikatesë, sepse zemra e tyre është afër. Kurse afërsia mes tyre është e vogël “ – Mësuesi vazhdon:”Kur ata duhen si edhe dashurohen në njëri-tjetrin atëherë çfarë ndodhë? Ata atëherë ata flasin me zë të ulet, edhe më tepër i afrohen njëri-tjetrit. Në fund bile as nuk ju duhet të pëshpërite, mjafton vetëm një shikim i ngrohtë apo një buzëqeshje e ëmbël. – Vazhdon mësuesi – “Mos e harroni, kur ju grindeni njëri me tjetrin apo shamatoheni ose zemëroheni, mos lejoni që zemrat të largohen. Mos përdorni fjalët që ju largojnë njëri prej tjetrit, sepse mund të vinë dita kur largësia bëhet aq e madhe që nuk mund dot ta gjeni rrugën për t’u kthyer mbrapa”! /familjadheshendeti
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag