Pse ndihemi keq kur i japim fund një miqësie

20:54 | 15 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Nuk ka asnjë këngë, film ose një shfaqje televizive që mund të përshkruajë ndarjen nga një partner romantik.

Por kur vjen puna për t’i dhënë fund miqësisë, kjo na bën të ndihemi shumë të vetmuar dhe shumë keq, transmeton portali arbresh.info

Sipas psikologut Miriam Kirmayer, ne mësojmë se si të bëjmë miq, si t’i ndajmë ata dhe si t’i përballojmë kur na ngacmojnë. Pas adoleshencës miqëstë gjithnjë e më shumë bëhen të rëndësishme, ndërsa sipas një studimi të kryer në vitin 2017, miqësia mund të jetë një parashikues i fortë i mirëqenies, sidomos në kohën kur fillojmë e plakemi.

Nëse miqësitë janë aq jetësore, pse nuk flasim për atë se çfarë duhet të bëjmë kur të përfundojnë?

“Ekziston kjo shpresë që miqësia duhet të jetë e lehtë për të rriturit”, thotë Kirmayer. “Dhe kjo padyshim nuk është e vërtetë për shumë njerëz”.

Por ja pse ndihemi të vetmuar kur ndahemi nga një miqësi.

“Njerëzit ndjehen sikur duhet të dinin këtë dhe supozojnë se e dinin të gjitha mbi miqësitë”, thorë Kirmayer. “Shumë njerëz ndjehen sikur po bëjnë diçka të gabuar duke kaluar pas një shpërbërje të miqësisë”.

Mëqenëse ndarjet miqësore nuk diskutohen sa edhe ato romantike, Kirmayer për “Time” thotë se njerëzit ndjehen të vetmuar pasi luftojnë për të bërë miqësi të re.  Në vend që të kërkojnë këshilla nga miqtë, ata izolohen dhe nuk flasin. Kjo i bën të ndjehen edhe më të vetmuar, thotë psikologu.

Ekziston gjithashtu një pritje e zakonshme që jo çdo marrëdhënie romantike do të zgjasë përgjithmonë, dhe Kirmayer thotë  se njerëzit duhet të presin të njejtën gjë edhe nga miqësia.

Fundi i një miqësie nuk do të thotë se një ose dy miq janë njerëz të ligë, por thjesht se marrëdhënia mes jush nuk po funksiononte. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme