… përfundimisht filmi kryhet, ndizen dritat dhe ekrani drejtkëndor zbehet. Njerëzit ngrihen dhe largohen nga dhoma, duke biseduar dhe duke qeshur, duke treguar shenja kënaqësie.
Çfarë po ndodh në botë? Pse këta njerëz vullnetarisht e ekspozojnë veten në atë që duket të jetë një përvojë thellësisht e pakëndshme? Dhe pse ata reagojnë kaq fort me ato modele të dritës në ekran?
Ne kemi evoluar për të shijuar frikën
“Jam i hipnotizuar me paradoksin e tmerrit, fakti i çuditshëm që shumë njerëz kërkojnë nga argëtimi i frikshëm” shprehet Mathias Clasen, studiues i trillimeve horror në librin e tij: “Pse josh horror” dhe në fjalimin e tij në TEDx poashtu.
Ai mendon se përgjigja e enigmës qëndron në natyrën njerëzore.
Hulumtimi i tij sugjeron që njerëzit evoluan për të gjetur kënaqësi në situata që na lejojnë të përjetojmë emocione negative në një kontekst të sigurt. Ju mund të shihni këto elemente të tmerrit në lojërat e fëmijëve. Merrni si shembull lojën kukafshehti, që është një simulim i një ndërveprimi grabitqar-pre. Fëmija fshihet dhe i rrituri pretendon të jetë një grabitqar, që e kërkon fëmijën përderisa ulërin si një kafshë e rrezikshme.
Ky simulim i jep fëmijës informata vendimtare se si të shmanget duke u bërë pre dhe fëmijët priren ta gjejnë këtë lloj veprimtarie thellësisht të kënaqshme, me sa duket, sepse u jep atyre një përvojë të sigurtë për një skenar potencial katastrofik. Atyre i’u duket shumë e pëlqyeshme dhe kënaqësia është mënyra e evolucionit për të na motivuar drejt sjelljes adaptive.
Horrori përsos aftësitë përballuese
Por, njerëzit janë unik në imagjinatë dhe ne e përdorim imagjinatën tonë të evoluar për të udhëtuar në botërat virtuale që janë të mbushura me rrezik. Kur lexojmë një roman horror ose shikojmë një film horror, ne i përgjigjemi situatave të rrezikshme dhe të tmerrshme që po përshkruhen. Identifikohemi me personazhet imagjinarë që përballen me kërcënime të tmerrshme. Ne kalojmë një sërë emocionesh kur shikojmë ose lexojmë dhe përmes kësaj përvoje mësojmë diçka rreth reagimeve tona.
Horrori apo tmerri na siguron njohje me veten tonë edhe në qoshet e errëta të botës dhe na lejon të zhvillojmë dhe të përsosim aftësitë përballuese që mund të jenë kritike më vonë në jetë.
Horrori e trajton frikën tuaj!
Me fjalë të tjera, ka shumë arsye të mira për të shikuar sonte një film horror, edhe nëse nuk jeni tifoz i flaktë i këtij zhanri. Ju mund të përjetoni ankth dhe shqetësime të tjera por çdo gjë vjen me një çmim. Shikimi i një filmi horror mund t’iu bëjë më të mirë në trajtimin e frikës tuaj./revista psika
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...