Rreth 70% e njerëzve që punojnë thonë se të kesh miq në punë është një faktor i rëndësishëm për të pasur një jetë të lumtur në ambientet e punës. Kjo lloj miqësie ju gjallëron si në punë, po ashtu edhe jashtë saj. Nëse mendoni pse punët e kaluara nuk ju pëlqyen aq shumë, duhet të mendoni për njerëzit me të cilët keni punuar. Mbase, ata kanë qenë arsyeja pse nuk jeni ndjerë mirë në atë punë.
Më poshtë do të lexoni arsyet pse të pasurit miq në punë është e rëndësishme për të gjithë ne:
Ata ju bëjnë të lumtur dhe ju motivojnë
Të kesh një mik në punë jua rrit lumturinë. Prania e një miku në punë, ju bën më pak të stresuar. Nëse ekonomistët vendosin një çmim në këto lloj marrëdhëniesh, për sa i përket lumturisë, të shohësh një mik çdo ditë në punë është një ndjesi e njëjtë sikur të fitoni më shumë se 100,000 dollarë në vit. Nëse punoni në një mjedis pozitiv dhe miqësor, ju ndiheni më të angazhuar, të përqëndruar dhe më të motivuar në përgjithësi.
Ju ndihmojnë të rrisni produktivitetin
Një studim zbuloi se njerëzit që kanë një mik në punë kanë 43% të ngjarë të marrin komplimente për punën e tyre. Nëse krijoni lidhje të forta me kolegët e punës, ata do të kenë një ndikim pozitiv në produktivitetin tuaj, pasi do të punoni në mënyrë më efektive me ta.
Na japin udhëzime
Gjithmonë mund të marrim udhëzime nga kolegët, por këshillat më të mira dhe më të sinqerta gjithmonë do të na vijnë nga miqtë. Ata na kritikojnë në mënyrë më positive dhe në përgjithësi na pranojnë ashtu siç jemi. Nëse ata kanë më shumë eksperiencë se ne, na tregojnë këshillat e tyre se si të rrisim përformancën tonë.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...