Dukesha e Sussex ka qenë në titujt kryesorë të mediave në Britani të Madhe për turneun mbretëror.
Aty nuk u la pa u përmendur edhe kolesioni i saj i veshjeve dhe ajo që ra në sy ishte se ajo në vend të diamantëve, kishte zgjedhur aksesorë të lirë të disajnuar nga disejnatorë jo edhe aq të njohur, transmeton portali arbresh.info
Shumë nga aksesorët e saj kishin kuptime sekrete dhe simbolike.
Më poshtë gjeni spjegimet për disa nga ato:
Vathët më gurë që sjellin fuqi
Meghan Markle është parë të ketë veshur vathë që kushtojnë diku rreth 20 dollarë, me gurë bruz dhe të punuara nga argjendarja e famshme amerikane Jennifer Meyer. Bruz është një gur që ka kuptime si ‘fuqia, miqësia dhe mbrojtja’, ndërsa nga ana shëndetësore besohet se lidhet me stomakun dhe ngërçet.
Byrzylyk për të shfaqur mbështetjen e lokalëve
Dukesha e Sussex gjatë udhëtimit të parë zyrtar kishte vendosur që në dorë të mbante një byrzylyk që shfaqte mbështjejn e njerëzve lokalë në Afrikën e Jugut. Byrzylyku i ishte dhuruar nga nxënësit e shkollës që ajo takoi gjatë vizitës në klikën Teddy Bear.
Vathët që simbolizojnë paqen e brendshme
Mes aksesorëve që Meghan Markle zgjodhi gjatë udhëtimit, ishin edhe vathët e punuar nga stiliti lokal Pichulik, të cilët simbolizojnë udhëtimin paqësor të shpirtit. Këta lloj vathë janë frymëzim nga traditat e lashta dhe simbolizon fuqinë e gruas. Me pak fjalë, janë vathët e duhur për një feministe.
Qaforja kundër syrit të keq
Gjatë udhëtimit Dukesha është parë edhe me një qaforë, e cila si simbol kishte syrin e kaltër dhe dorën e Fatimës. Besohet se këto dy simbole janë për të sjellë fat dhe për të larguar syrin e keq./arbresh.info/
Chelsea dhe PSG-ja po planifikojnë shkëmbimin e dy yjeve – n...
Sinani: Sulmi në Ibër Lepenc nuk mund të jetë ndryshe pos su...
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...