Pse matcha është produkt i rëndësishëm për lëkurë

23:43 | 30 Mars 2018
Trina Galanxhi

Matcha mund të jetë një përbërës ushqimor i lëkundur, por pluhuri i i çajit të gjelbër gjithashtu është superstar kur është fjala për kujdesin e lëkurës.

Ai përmban klorofil, i cili është antioksidues dhe detostifikues, transmeton portali arbresh.info

Kjo do të thotë se ky produkt heq nga lëkura të gjitha papastërtitë, ndërsa vepron kundër radikaleve të lira që mund të dëmtojnë qelizat.

Më posjtë mund të gjeni llojet e maskave që mund t’i përdorni me këtë produkt.

Matcha me Aloe Vera

Kjo recetë zakonisht përdoret për njerëzit që kanë fytyrë të yndyrshme, normale dhe të kombinuar.

Përzieni një lugë të vogël matcha dhe gjelin e Aloe Veres në një enë dhe aplikoni maskën në fytyrë.

Mos e mbani më shumë se 15 minuta dhe më pas pastroni me ujë të vakët.

Matcha me avokado

Përderisa matcha është antioksidant i fuqishëm, ajo vepron edhe më shumë nëse përdoret me avokado, që njihet si pastrues i fytyrës.

Për këtë maskë ju duhet 1 lugë e vogël matcha, 1 avokado e ndrydhur, 3 lugë të mëdha sheqer ngjyrë kafe dhe 1 lugë e madhe mjaltë.

Kombinoni të gjithë përbërësit dhe përizeni mirë. Më pask maskën e aplikoni në fytyrë, duke masazhuar lehtë fytyrën. Mbajeni 10 min dhe pastroni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Matcha me vaj kokosi

Jo vetëm që vaji i kokosit është hidradues, por është edhe një inflamator dhe antibakterial. I përzier me matcha ai vepron si hidradues dhe zakonisht kjo maskë përdoret për lëkurë të lodhur dhe të thatë.

Për këtë maskë ju duhet 2 lugë të vogla matcha, ½ lugë të vogël vaj kokosi dhe ujë trëndafili.

Pasi t’i keni përzier të gjithë përbërësit, aplikoni maskën në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta. Pasi ta pastroni fytyrën do të vërëni ndyrshimet në lëkurë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme