Sipas Ligjit të Tërheqjes, jemi të vetëdijshëm se lumturia jonë mund të irritojë seriozisht njerëzit e pakënaqur, veçanërisht ata që janë vazhdimisht negativë.
Ju mund ta keni përjetuar ndonjëherë në jetën tuaj. Ndoshta keni pasur një mik i cili ka minimizuar ose zvogëluar një nga qëllimet tuaja që keni arritur me vështirësi dhe krenari.
Ndoshta një anëtar i familjes suaj me një ton irritues ju pyet pothuajse duke ju sulmuar: “Për çfarë je aq i lumtur?” Kjo vetëm për shkak se ju pa që po ecni rreth shtëpisë duke buzëqeshur. Pse ndodh e gjithë kjo? Pse interpretohet energjia juaj pozitive në mënyrë kaq negative?
Pse njerëzit e lumtur shkaktojnë mërzi te njerëzit jo të lumtur
Arsyeja pse njerëzit e pakënaqur zemërohen me njerëzit e lumtur është e thjeshtë. Kur jemi të pakënaqur, ne jemi të shkëputur nga gëzimi. Të shohësh dikë të lumtur dhe të gëzuar është një goditje e fortë se pse jemi të shkëputur. Është thjesht “zilia e lumturisë së të tjerëve”, asgjë më shumë. Pas të gjithave, të jesh i pakënaqur të bën që të kesh dhe një humor jo të mirë. Lëndohemi kur mendojmë se njerëzit e tjerë mund të gëzojnë jetën dhe se ne jemi të dënuar me vuajtje.
Në vend që kjo të shërbejë për të ndryshuar perspektivë, ndonjëherë tërheqin dhe personat e lumtur në trishtim. Kur flasin me sarkazëm rreth asaj që personat e lumtur i shqetëson, kur zvogëlojnë vlerën e veprimeve që të bëjnë të ndihesh krenar, kur shohin me tallje, gëzimi ynë zhytet në pakënaqësinë e tyre. Energjia negative mund të jetë shumë ngjitëse kur ne lejojmë të identifikojmë veten me të.
Transformoni energjinë negative në energji pozitive
Nëse njihni dikë që është vazhdimisht negativ dhe ai person është dukshëm i inatosur nga lumturia juaj, mund ta dini me siguri se jeni në gjendje pozitive emocionale. Nëse njerëzit urrejnë arritjet tuaja ose rezultatet tuaja, kjo do të thotë që ju jeni një person me vlerë të madhe! Kur ndriçon drita juaj, ata që ndjehen të shkëputur do t’ju tregojnë sa lartë keni arritur me urrejtjen dhe zemërimin e tij. Kthejini këto reagime negative në pozitive.
Jini të lumtur në çfarëdo lloj situate
Njerëzit e zhytur në negativitetin e tyre nuk i tolerojnë njerëzit pozitivë. Ju nuk mund të ndryshoni njerëzit negativë dhe ju nuk mund t’i detyroni ata të shohin gjërat ashtu si ju. Ajo që mund të bëni është të jeni mirënjohës për gjendjen tuaj emocionale, për dritën që krijoni, për cilësitë që keni. Pa marrë parasysh se si reagojnë të tjerët për gjithë këtë, ju vazhdoni të shkëlqeni. Pra, nëse keni të bëni me njerëz negativë, gëzohuni! Është një tregues që po lëvizni në drejtimin e duhur.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...