Këta janë gjashtë faktorët që ndikojnë në dhimbjet, gjatësinë dhe shpeshtësinë e tyre.
Cikli menstrual i femrave të ndryshme dallon në kohën që zgjat dhe intensitetin e tij thotë Alyssa Dweck, një asistente profesore e obsetrikë-gjinoekologjisë dhe shkencave të riprodhimit në Mount Sinai School of Medicine. Një cikël normal zgjat 21 deri 35 ditë ndërsa periodat 2 deri në 7 ditë.
Disa kanë dhimbje të tmerrshme gjatë periodave për shkak të asaj që quhet endometriosis, thotë Dweck, por disa mund të keni probleme me ciklin normal edhe pa e pasur atë.
Më poshtë janë disa nga arsyet se përse mund të keni më shumë ose më pak dhimbje se shoqet tuaja.
1. Dieta e keqe
“Nëse prej disa muajsh femrat kanë një dietë të keqe, kjo mund të shkaktojë më shumë rrjedhje menstruale,” thotë Dweck. Një studim mbi vajzat në moshën shkollore gjeti se vajzat që hanë ushqime të pashëndetshme vuajnë gjithashtu edhe nga simptoma të shumta paramenstruale. Studime të tjera tregojnë se përbërësit që janë të mirë për shëndetin si Omega 3s dhe kalciumi, reduktojnë dhimbjen e periodave.
2. Shkaktar mund të jetë mosha
Vitet e para pasi fillojnë periodat, nuk ndodh ovulimi dhe për këtë arsye ciklet më të gjata janë normale,” thotë Mamta Mamik, asistente profesore e obsetrikë-gjinoekologjisë dhe shkencave të riprodhimit në Icahn School of Medicine në Mount Sinai. Me kalimin e moshës, periodat bëhen më të rregullta dhe zgjasin më pak. Kjo ndodh deri në moshën 40 ose 50 vjeç. Disa femra e kanë fazën më të vështirë të periodave gjatë perimenopausës që është faza përpara menopauzës. Gjatë kësaj kohe ato kanë më shumë dhimbje dhe gjakderdhje.
3. Ushtrimet fizike
“Femrat që nuk bëjnë ushtrime fizike mund të kenë perioda më problematike se femrat që bëjnë ushtrime,” thotë Dweck. Mirëpo kjo nuk duhet t’ju shtyjë të bëni më shumë ushtrime. “Ushtrimet e tepërta mund t’ju reduktojnë periodat ose të bëjnë që të mos vijnë fare, gjë që lidhet me efektin e hipotalamusit,” thotë Mamik. Madje kjo mund të çojë edhe në atë që duhet amenorrhea (mungesa totale e periodave).
4. Problemet e peshës
Dweck thotë se në përgjithësi femrat që janë mbipeshë, janë të prirura për të pasur perioda më të parregullta dhe të dhimbshme. Kërkimet tregojnë se kjo lidhet me faktorët hormonal të tilla si sasia e insulinës dhe estrogjenit. “Ne do të shohim femra me çrregullime të të ngrënit ose që janë atlete dhe kanë indeksin e masës së trupi 18 ose 19-të që u ndërpriten periodat,” thotë Dweck. Disa teori thonë se kjo është mënyra e natyrës për të parandaluar shtatëzëninë gjatë periudhës së stresit. Më pas mungesa e periodave do të bëjë që të prodhohet më pak estrogjen i cili ndikon tek kockat duke shkaktuar osteoporozën.
5. Pilulat
Doktorët mund t’ju përshkruajnë pilulat që parandalojnë shtatzëninë. “Marrja e kontraceptivëve oral i bën periodat më të menaxhueshme dhe jo me shumë dhimbje,” thotë Mamik.
6. Nëse nuk është asnjë nga më sipër
Nëse asnjë nga shpjegimet e mësipërme nuk vlen në rastin tuaj, mund të jetë ky faktori që ndikon. “Periodat mund të ndikohen faktorë patologjikë në uterus,” thotë Mamik. Fibroidet (disa rritje jonormale në uterus) dhe polipset (nje pjesë e rritur beninje në uterus) mund t’i bëjnë periodat më të dhimbshme se normalja. Sindroma ovariane policistike mund të shkaktojë perioda të parregullta dhe më të gjata dhe gjakderdhje më të madhe.
Si përfundim: Tregoni kujdes nëse i keni periodat më shpesh se çdo 3 javë ose më rrallë se çdo 5 javë, është koha që të lini një takim me gjinekologun tuaj.
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...
Kryeministri Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbës...