Përderisa sindroma Peter Pan nuk njihet si çrregullim psikologjik, është term që mund të përdoret për të shpjeguar sjelljet e mungesës së pjekurisë, duke përfshirë shmangien e përgjegjësive personale dhe profesionale në moshë të rritur.
Siç edhe mund ta kuptoni, këto trajta nuk shkojnë mirë bashkë me një lidhje serioze, transmeton Telegrafi.
Dhe prapëseprapë, nëse kjo i përshtatet partnerit tuaj, shanset janë të mëdha se ai ju duket joshës dhe i pa rezistueshëm tërë kohën.
Meshkujt me këtë sindromë i kanë disa sjellje dhe trajta të mrekullueshme – por megjithatë punojnë kundër përfshirjes në detyrat e jetës. Ata e kanë një sharm që është që të dyja – irritues dhe magjepsës.
Njësoj sikurse personazhi fiktiv në film (pra Peter Pani), edhe partneri mund t’ju ndihmojë të largoheni nga realiteti për një kohë.
Dhe kjo mund të jetë e mjaftueshme për t’ju ndihmuar të shikoni përtej shenjave paralajmëruese dhe të dëshironi të vazhdoni të dilni me të.
Shkaku i mungesës së seriozitetit dhe pjekurisë, dyert janë të hapura për të kaluar shumë mirë me të, për të shkuar në aventura dhe, mbi të gjitha, ndoshta thjesht ju pëlqen të jeni afër dikujt që nuk brengoset nga asgjë.
Në veçanti një partner i tillë mund t’ju duket joshës nëse jeni rritur në familje strikte dhe nuk keni mundur të argëtoheni atëherë. Pra, disa njerëz joshen nga tjerët që kanë trajta të cilat atyre u mungojnë ose nuk i kanë përjetuar në familje.
Edhe nëse keni qenë e vetmuar për vite, të qenit me dikë që ju inkurajon t’i harroni përgjegjësitë mund të jetë lehtësuese dhe argëtuese.
E kur kjo të ndodh në një kohë kur jeni duke kërkuar të ‘rehatoheni’ apo kur jeni duke u përpjekur të shënoni progres në karrierë, prapëseprapë mund të josheni nga ai person – edhe nëse nuk ka kuptim fare.
Kur dashuroheni në dikë, shumë lehtë është të mos ia vëreni karakteristikat negative për një kohë. Kështu edhe nëse partneri nuk flet për të ardhmen dhe nuk ka synime, prapëseprapë mendoni se trajtat tjera që i posedon ia vlejnë.
Një lidhje që ka filluar me plot qeshje mund të shndërrohet shumë shpejt në një jetë që nuk përputhet me atë çfarë keni imagjinuar.
Përderisa Peter Pan-ët janë të mahnitshëm dhe argëtues, papjekuria e tyre nuk i bën shpeshherë të qëndrueshëm për lidhje afatgjate.
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...