Edhe pse gjatë këtyre ditëve të nxehta, shumica e vajzave dhe grave zgjedhin të jenë ujë dhe sapun + krem dielli me fakt mbrojtës 50, duhet ta pranojmë që një lyerja e qerpikëve plotëson në mënyrë perfekte pamjen verore.
Imagjinoni skenën e mëposhtme: jeni veshur, këpucët kombinohen shumë mirë me çantën dhe fustanin, për herë të parë në jetë flokët duken shkëlqyer, grimi po ashtu, duhet vetëm të mbaroni ngjyrosjen dhe jeni gati.
Jeni përpara pasqyrës me maskarë në dorë dhe gojën të hapur. E keni menduar ndonjëherë pse ndodhe kjo gjë?
Sipas ekspertes së gjuhës së trupit, Blanca Cobb, hapja e gojës është një veprim i nënndërgjegjes. Megjithëse mund të duket e çuditshme, ajo, në fakt, i shërben një qëllimi.
“Dy nerva të ndryshëm kontrollojnë muskujt që hapin dhe mbyllin gojën dhe qerpikët e sipërm. Këto nerva janë të vendosura afër njëri-tjetrit në trupin tonë. Arsyeja pse ju hapet goja kur ju aplikoni maskarën është sepse nervat veprojnë njëkohësisht”,- shton Cobb.
Sapo të mësoni aplikimin në këtë mënyrë, mund të jetë e vështirë për ta zhdukur me vetëdije këtë veprim. Është sjellje e përforcuar.
Burimi ”Pop Sugar”
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi