A e keni vënë re që gratë shtojnë në peshë pasi kanë fëmijë?
Po dhe për këtë ekziston një arsye, transmeton portali arbresh.info
Sipas një studimi të ri, shtimi i vazhdueshëm i peshës pas shtatzënisë mund të jetë rezultat i një stili jetese që përfshin ngrënien e gjithçkaje të lënë pas nga fëmija juaj dhe kalimin e më shumë kohë në aktivitete ulur, të tilla si leximi ose shikimi i filmave me fëmijë, thonë shkencëtarët.
Olga Yakusheva, profesoreshë në Universitetin e Miçiganit në SHBA, filloi duke krahasuar peshën e grave me fëmijë dhe atyre pa fëmijë.
Në studimin që morrën pjesë rreth 30 mijë gra, studiuesit zbuluan se shumica e grave nuk e kthyen kurrë peshën që kishin para shtatzënisë.
Sidoqoftë, pesha e tyre në periudhën prej një viti në dy vjet pas lindjes ishte pothuajse identike me atë që mund të pritej edhe nëse nuk do të kishin lindur fëmijë. Sidoqoftë, kur fëmijët e tyre ecin, nënat fillojnë të shtohen në peshë më shpejt sesa gratë që nuk kanë fëmijë.
Shtimi tipik i peshës për gratë është 1.94 kilogramë në vit, dhe studiuesit kanë zbuluar se gratë që kanë fëmijë shtojnë gati gjysmë kilogram më shumë në vit.
Kjo ndodh për shkak të mënyrës së jetesës së tyre.
“Nënat kanë tendencë t’i vendosin nevojat e fëmijëve të tyre në radhë të parë, kështu që ata nuk mund të ushtrojnë dhe të kujdesen shumë për veten e tyre,” thitë studimi.
Sidoqoftë, këto zbulime nuk duhet të dekurajojnë nënat sepse gjëja më e rëndësishme për to është që të kenë një fëmijë të shëndetshëm dhe ato vetë të jenë të shëndetshme gjithashtu./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...