Sistemi imunitar mund të fshihet pas depresionit post partum që prek të paktën 15 % të grave. Duket se një skuqje e disa zonave të trurit që shërbejnë si rregullator të humorit pas shtatzënisë, ndikon pikërisht në ato simptoma si lodhje e madhe, demotivim i zgjatur dhe vështirësi për të krijuar lidhje me beben.
Pavarësisht se deri më sot kërkimet ishin përqendruar në shkaqe të tjera, kryesisht në ndryshimet hormonale, në kongresin vjetor në San Diego mbi Neuroshkencën, u prezantua edhe idea e re.
Ky është studimi i parë që fokusohet pikërisht në lidhjen e stresit, sistemit imunitar, trurit dhe depresionit.
Nga analizat që janë kryer ka rezultuar se femrat që kishin stres, ankth dhe shqetësim psikologjik gjatë shtatzënisë, kishin tendencën të vuanin plotësisht nga depresioni pas lindjes. Në rastin se shtatzënia është e qetë, kjo simptomë nuk shfaqet. Dhe është pikërisht stresi çelësi i misterit, pasi ndikon në luhatjen e funksioneve të veçanta të qelizave imunitare të trurit.
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...