Kur lidhja juaj nuk është duke ecur mirë, gjithmonë e pyesni vetën nëse ai e meriton kohën tuaj.
Gjithmonë një marrëdhënie e keqe sjell në mendje pyetjen, nëse jeni të lumtura, nëse jeni duke bërë çdo gjë si duhet, transmeton portali arbresh.info.
Vendimi për të braktisur burrin që dashuroni nuk është aspak i lehtë, thonë psikologët, por ata gjithashtu nxjerrin në pah se cilat janë arsyer kryesore që ndodh një gjë e tillë.
Ata gënjejnë
Mesa duket është e pamundur për secilin njeri që të mos e thotë një gënjeshtër. Megjithatë është një dallim mes gënjeshtres dhe të shtirurit. Një marrëdhënie e shëndetshme e sheh gënjeshtrën si limit. Gënjeshtra është burimi kryesor i mungesës së respektit.
Ata tradhëtojnë
Sikurse gënjeshtra, edhe tradhëtia cilësohet si veprim i pasjellshëm, si përkufizim i të keqes. Tradhëtia në mënyrë direkte shfaq shkatërrimin e një lidhje. Nëse një sjellje e tillë nuk ndryshon me kohë, zakonisht gratë marrin vendimin që të braktisin burrin që duan. Tradhëtia tregon ngjyrën e vërtetë të një marrëdhënie.
Ata ju nënvlerësojnë
Nëse partneri juaj gjithmonë ju kritikon në prani të miqve, atëherë ai definitivisht nuk e meriton kohën tuaj. Ata ju shohin si një gjë të pavlerë dhe mundohet ta nxjerrin në pah edhe para tjerëve. Gjëja e duhur që bëjnë gratë kur mashkulli sillet si i tillë është largimi nga lidhja që sjell vetëm dhimbje dhe aspak kënaqësi.
Ata ju ndryshojnë fjalët
Zakonisht burrat kërkojnë të kenë kontrollin e plotë mbi gratë dhe kjo ndodh edhe në kohët moderne. Ata kërkojnë që të kalojnë me miqtë, të rrinë tërë natën jashtë me miq, por kur ju kërkoni të dini diçka më tepër, ata zakonisht përfundojnë duke e ndryshuar tregimin.
Ata nuk mbajnë përgjegjësi
Gjëja kryesore që e shkatërron një lidhje është egoizmi. Egoizmi nuk zë vend në një marrëdhënie të shendetshme. Për të funksionuar një lidhje burri dhe gruaja duhet të mbështesin njëri-tjetrin, megjithatë, nëse një e gjë e tillë nuk ecën për së mbari, lidhja nuk do zgjasë edhe aq shumë./Arbresh.info
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...