Pse gratë duhet të ushtrojnë në mëngjes dhe burrat në mbrëmje?! Shkenca jep përgjigjjen

10:03 | 1 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Një studim i fundit tregon se pse gratë duhet të ushtrojnë në mëngjes, ndërsa burrat në mbremje.

Për gratë, ushtrimet në mëngjes janë më efektive nëse ato duan të djegin yndyrën, ndërsa burrat përfitojnë vetëm nëse ushtrojnë gjatë natës, transmeton portal arbresh.info

Një seancë fitnesi në mëngjes është më e mirë për gratë që kërkojnë të reduktojnë yndyrën dhe të humbasin centimetra në bark, sugjeron një studim i vogël.

Gratë gjithashtu shohin një ulje më të madhe të presionit të gjakut nga ushtrimet e ditës.

Por presioni i gjakut i meshkujve, nivelet e kolesterolit ‘të keq’ dhe aftësia e tyre për të djegur dhjamin duket se përfitojnë më shumë nga stërvitja në mbrëmje.

Burrat gjithashtu mund të ndihen më pak të lodhur nëse ushtrojnë në mbrëmje.

Rezultatet vijnë nga një studim i 27 grave dhe 20 burrave që stërviteshin katër herë në javë. Rreth gjysma e bëri këtë ndërmjet orës 6 të mëngjesit dhe 8 të mëngjesit, ndërsa pjesa tjetër e bëri atë midis orës 18:30 dhe 20:30.

Dr Paul Arciero, i cili udhëhoqi studimin nga Skidmore College në Nju Jork, tha se përderisa stërvitja në mëngjes dhe në mbrëmje ofrojnë përfitime të mëdha shëndetësore, trupi i burrave dhe grave ndryshon rreth përfitimeve të ushtrimeve.

Studimi, duke përfshirë njerëz relativisht të aftë të moshës 25 deri në 55 vjeç, zbuloi se gratë që ushtroheshin në mëngjes humbën mesatarisht 10 për qind të yndyrës rreth mesit të tyre. Kjo krahasuar me vetëm 3 për qind të yndyrës së barkut të humbur te gratë që ushtroheshin në mbrëmje.

Femrat që ushtroheshin në mëngjes panë një ulje më të madhe të presionit të gjakut sesa ato që ushtroheshin më vonë. Kjo mendohet të jetë shkaktuar nga një reduktim në ngurtësinë e enëve të tyre të gjakut, por mund të jetë nxitur nga ushtruesit e mëngjesit që kanë presion pak më të lartë të gjakut për të filluar ushtrimet.

Të gjithë burrave dhe grave që morrën pjesë në studim iu kërkua që të kryenin katër seanca ushtrimesh për 12 javë. Këto përfshinin një seancë trajnimi me rezistencë, një seancë streçesh si joga ose pilates dhe një seancë stërvitje në sprint, që nënkuptonte kryerjen e një ushtrimi si noti ose vrapimin në një rutine për 35 minuta. Shumica e seancave zgjatën një orë, megjithëse ushtrime më të gjata aerobike si çiklizmi ose vozitje u përfshinë për të testuar qëndrueshmërinë.

Studimi, i cili është botuar në revistën Frontiers in Psychology, zbuloi se nga ushtrimet kanë përfituar të gjithë ata që morrën pjesë në hulumtim.

Studiuesit sugjerojnë se gjetjet e tyre tregojnë se gratë duhet të ushtrojnë në mëngjes për të humbur yndyrën, por në mbrëmje nëse duan të përmirësojnë forcën e muskujve./arbresh.info/

Të ngjashme