Për foshnjat zakonisht nënat janë në vend të parë dhe gjatë procesit të rritjes dhe pjekurisë ato hedhin sytë edhe te anëtarët tjerë të familjes.
Pse foshnjat e favorizojnë nënën?
Një neonatologe nga Nju Jorku, Dr. Jennifer Bragg, pohon se foshnjat kanë aftësinë të njohin fytyrat në ditët e para të jetës.
“Në lindje, foshnjat mund të shohin rreth 20 deri në 30 centimetra para tyre. Gjatë muajit të parë të jetës, ata mësojnë shpejt të njohin njerëzit e tjerë. Ata tregojnë dashuri për fytyrat e anëtarëve të familjes”, thotë ajo.
Në atë fazë të hershme, foshnjat njohin së pari nënën dhe mësohen me zërin e saj fillimisht. Përveç zërit, ato njohin edhe erën, sepse këto aspekte shqisore tek foshnjat zhvillohen para shikimit. Ata zakonisht mbështeten tek ata për të identifikuar njerëzit.
Shumica e foshnjave arrijnë të njohin nënën mes moshës 2 dhe 4 muajsh. Që nga lindja, kombinimi i shikimit, nuhatjes dhe zërit ndoshta i ndihmon foshnjat të dallojnë nënën e tyre nga të tjerët.
“Ushqyerja me gji siguron distancën e përsosur midis syve të nënës dhe foshnjës dhe foshnjave u pëlqen të shikojnë fytyra e nënës gjatë atij procesi”, thotë Brag.
Si bien në dashuri foshnjat me baballarët dhe më pas me anëtarët e tjerë të familjes?
Vëmendja për anëtarët tjerë të familjes vjen me procesin e zhvillimit.
“Gjatë muajve të parë të jetës, foshnjat fillojnë të komunikojnë. Nënat zakonisht ndërveprojnë me ta më shpesh gjatë asaj periudhe dhe pas kësaj krijojnë një lidhje primare me ta,” thotë Brag.
“Megjithatë, fëmija është i lidhur me individin që më së shpeshti reagon ndaj shenjave të tij të komunikimit, si qarja apo buzëqeshja, dhe kjo mund të mos jetë gjithmonë nëna”, shtoi ajo.
Si lidhen prindërit me fëmijën?
Nëse ju ose partneri juaj vëreni se fëmija juaj ka një dashuri të madhe për prindin tjetër, ka mënyra për t’u afruar më shumë me fëmijën. Duke iu përgjigjur shenjave të tij të komunikimit dhe ndërveprimit me ju, do të jeni në gjendje të afroheni më shumë.
Sipas ekspertes, faktori më i zakonshëm që lidh foshnjen me prindërit është ushqimi. Më pas vjen loja e përbashkët, për shembull, ndërtimi i një kështjelle.
Lidhja midis prindërve dhe foshnjës ndërtohet gradualisht. Ashtu si të rriturit kanë nevojë për kohë për të fituar besimin te një person, ashtu edhe foshnjave u duhet pak kohë për t’ju njohur ju./arbresh.info/
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin