Që kur njerëzit panë për herë të parë në vitin 2004 filmin “The Notebook”, krijuan një tjetër pamje për romancën dhe u frymëzuan, duke shpresuar se diku atje jashtë ka dhe për ta një “Noah” a “Allie” që do t’i dojë me të njëjtin intensitet atje jashtë.
Skena ku Ryan Gosling’s dhe Rachel McAdams’s puthen në mes të shiut, është ikonike dhe deklaratat e personazheve të tyre i bëjnë njerëzit të mendojnë se dashuria e vërtet, ka atë pamje. Në fakt, ekspertë të marrëdhënieve në çift, thonë se ky film kaq i dashur për ne, nuk është një shembull i mirë që tregon si duhet të jetë një marrëdhënie.
Pse? Për gjithë arsyet më poshtë!
1. E gjithë historia është larg realitetit
Ekspertët mendojnë se lidhja që personazhet kishin, ishte jo realiste. Noah, i shkruan të dashurës së tij letra çdo ditë përgjatë një vitit, i ndërton asaj shtëpinë e ëndrrave, por në fakt nuk njiheshin ende mirë bashkë. Kishin kaluar vetëm 3 muaj vete si të dashuruar. Historia e tyre, thjesht rrit pritshmëritë e njerëzve rreth pamjes së partnerit perfekt.
Pastaj, shumë vite pasi nuk e kishin parë njëri tjetrin, persoanzhet e famshëm takohen dhe kalojnë të lumtur pjesën e mbetur të jetës. Ajo çfarë ne shohim në film është tërheqje dhe pasion. Këta elementë nuk mjaftojnë për ta mbajtur gjallë një lidhje për shumë vite.
2. Burri “perfekt” nuk ishte në fakt i tillë.
Nëse ka një çift filmash që na duket ekstremisht romantikë, është Noah dhe Allie. Në fakt, ekspertët e shohin sjelljen dhe veprimet e Noah-s me mungesë të theksuar respekti. Ai nuk pranon “JO” si përgjigje dhe kërcënon se do të vrasë veten nëse ajo s’pranon të dalë në një takim me të.
3. Lidhja e tyre romantike është në fakt toksike.
Në film thuhet se Noah dhe Allie zihen vazhdimisht dhe s’bien kurrë dakord për asgjë. Gjatë zënkave ata dhe i ulërisnin apo godisnin njëri-tjetrit. Këto janë shenja të një lidhjeje abuzive dhe toksike, por ata e normalizojnë situatën duke thënë se e duan kaq shumë njëri tjetrin dhe ato sherre janë normale.
Përveç “The Notebook” ka disa filma të tjerë që ekspertët i quajnë si të dëmshëm për një marrëdhënie reale mes një çifti.
Dirty Dancing, Grease, Notting Hill, dhe The Lobster janë disa prej filmave romantikë që sipas ekspertëve duhen futur në listën e filmave që s’duhen parë.
“Dirty Dancing” përshembull, tregon për një marrëdhënie ku gruaja duhet të varet nga një burrë, duhet të presë që ai të vijë ta shpëtojë në vend që ajo të përballet vetë me problemet e saj.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...