Pse femrat çmenden për meshkujt që janë më pak tërheqës?
Një studim ka nxjerrë në pah se pse gratë tërhiqen më shumë nga burrat që nuk janë edhe aq tërheqës.
Megjithatë, është gjetur se këta burra kanë disa veçori pas të cilave gratë “vrapojnë”, transmeton portal arbresh.info
“Duket se femrat kreative me një fytyrë më pak tërheqëse penalizohen disi nga shoqëria”, tha Christopher Watkins, një psikolog në Universitetin e Abertay në Skoci, i cili drejtoi ekipin që kreu studimin.
Watkins dhe kolegët e tij i treguan një grupi vullnetarësh fotografi të burrave dhe grave dhe u kërkuan që t’i vlerësonin ato vetëm nga pamja. Më pas ata i treguan të njëjtat foto një grupi tjetër vullnetarësh, por me kërkesën për të vlerësuar nëse njerëzit në to janë krijues.
Rezultatet, pas një sërë eksperimentesh interesante, treguan se meshkujt më pak tërheqës janë shumë më të popullarizuar nëse zbulohen se janë më imagjinarë.
“Djemtë kreativë me një fytyrë më pak tërheqëse ishin pothuajse identikë në atraktivitet me meshkujt që dukeshin më mirë, por nuk ishin aq imagjinues”, shpjegoi Ëatkins.
Më të mirët u renditën ata burra që u gjykuan se i kishin të dyja – bukurinë fizike dhe kreativitetin e fortë.
Megjithatë, kërkimet mbi femrat kanë treguar se imagjinata jo vetëm që nuk e rrit atraktivitetin e femrave më pak tërheqëse fizikisht, por në fakt e zvogëlon atë.
Pse femrat i duan meshkujt krijues?
Watkins beson se kjo buron nga biologjia evolucionare, pra kriteret e fshehura që na bëjnë të kërkojmë partnerin më të mirë për të siguruar pasardhës të shëndetshëm dhe mbijetesën e tyre.
“Gratë janë, mesatarisht, gjinia më selektive kur bëhet fjalë për zgjedhjen e partnerëve romantikë”, thekson Ëatkins.
“Kreativiteti konsiderohet një sinjal se një individ mund të investojë kohë dhe përpjekje në një detyrë të caktuar dhe t’i shohë gjërat në një mënyrë të re, e cila mund të jetë e dobishme për mbijetesën./arbresh.info/
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...