Përdorimi i mediave sociale nga fëmijët mund të ndikojnë në zhvillimin e tij. Ndoshta mund të duket normale që fëmijët t’i përdorin mediat sociale nën mbikëqyrje, por disavantazhet e shumta i mundin përparësitë, transmeton ABC.
Fëmija juaj do të shohë një realitet tjetër në rrjetet sociale.
Përdorimi i këtyre rrjeteve bën që fëmijët të mos ndikohen vetëm nga fëmijët e moshës së tyre. Ata do të ndihen nën presion për t’ju përshtatur trendeve të ndryshme. Dhe për një shkak se ata janë në fazat e para të zhvillimit të vetëvlerësimit, iu krijojet përshtypja se nuk do të arrijnë të njëjtin status dhe të kenë të njëjtat gjëra.
Mund të bëhen viktimë e abuzimeve në internet.
Abuzimet dhe ngacmimet në rrjete sociale janë më të rënda, pasi njerëzit mund të veprojnë lirshëm dhë në mënyrë anonime. Fëmijët janë ata që preken më shumë, kjo mund të shkaktojë ankth dhe sulme paniku tek fëmijët.
Fëmija juaj mund të preket nga ankthi.
Arsyeja pse fëmijët nuk duhet të përdorin rrjetet sociale, është se ata ende nuk kanë krijuar një vetëvlerësim të fortë. Fëmijat juaj mund të tundohet dhe të marrë pjesë në trende të rrezikshme. Pavarësisht nëse ka të bëjë me modën, vallëzimin ose ndonjë lloj loje, fëmijët bëhen gjithnjë dhe më të fiksuar me këto gjëra.
Mund të mashtrohet dhe madje të bëhet viktimë e vjedhjes së identitetit.
Fëmijët janë një “thesar” në sytë e mashtruesve të identitetit. Mashtruesit i konsiderojnë fëmijët si objektivat më të lehtë.
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...