Në shumicën e rasteve, të rinjtë largohen drejt një qyteti të madh për të ngjitur shkallët e karrierës dhe për të pasur më shumë mundësi realizimi.
Por sa prej tyre e kanë pyetur veten se si do të kishte qenë nëse do të kishin lindur në ato qytete që tani i mirëpresin për t’iu dhënë atyre një mundësi? Duket se tani shkenca ka një përgjigje. Fëmijët e lindur në qytetet e mëdha fitojnë më shumë kur rriten.
Kjo lidhet me dy arsye kryesore, e para sepse ka një lidhje të provuar mes pagave dhe vendlindjes dhe e dyta se qytetet e mëdha ofrojnë më shumë.
Ka një lidhje të provuar mes pagave dhe vendlindjes
Sipas një kërkimi të ri, thjesht fakti i lindjes në një qytet të madh ka ndikim pozitiv te pagat në të ardhmen. Studimi i realizuar nga ekonomisti Clément Bosquet nga Universiteti Cergy-Pontoise në Francë dhe Henry G. Overman nga London School of Economics i publikuar në Journal of Urban Economics, tregon lidhjen mes madhësisë së qytetit të vendlindjes të një individi të lindur në Britaninë e Madhe dhe të ardhurat e tij.
Duke analizuar 7.500 persona të moshës 16 vjeç e lart, të intervistuar disa herë nga viti 1991 deri më 2009, studiuesit nuk kanë dyshime: madhësia e qytetit të lindjes ka ndikim të konsiderueshëm tek të ardhurat .
Si dhe pse qytetet më të mëdha ndikojnë në të ardhmen tonë
Ka arsye të ndryshme për të cilat madhësia e një qyteti mund të ndikojë në të ardhmen tonë. Në përgjithësi, sa më i madh të jetë një qytet, aq më shumë shërbime ofron, duke filluar nga larmishmëria e shkollave, mundësi të larmishme për t’u argëtuar, ka mëshumë risi teknologjike dhe inovative etj.
Forbes shkruan se fëmijët që lindin dhe rriten në ambiente të tilla, të cilët shpesh janë edhe fëmijë të prindërve profesionistë kanë më shumë raste për të mësuar dhe për të zhvilluar një vizion jete më kompleks. Jo rastësisht, fëmijët e qyteteve të mëdha, kur transferohen, kanë tendencën të shkojnë në qytete të tjera relativisht të mëdha, ku mund të gjejnë të njëjtin nivel jetese./Opinion.al
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...