Kur bëhet fjalë për shtëpinë, nuk është gjithmonë më e mirë ajo e madhe. Në fakt, është e kundërta e asaj që besojmë të gjithë. Të jetosh në shtëpi të vogël ka disa avantazhe.
Të kesh vetëm pak metra katrorë të stimulon kreativitetin dhe ndihmon në rregullin fizik dhe mendor. Nëse nuk jeni të bindur shihni këto këshilla
Do të jeni më selektivë
Të kesh pak hapësirë në dispozicion të detyron të mendohesh dy herë se si ta arredosh. Pra me pak fjalë, duhet të keni ide të qarta për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe më të përshtatshme për hapësirat dhe shijet tuaja. Shmangni blerjet impulsive dhe kurseni para.
Keni pak gjëra për të pastruar
Një nga avantazhet më të mëdha të një shtëpie të vogël është sasia e kohës që kursen për të pastruar. Për më tepër është më e lehtë për të pasur rregull, duke sistemuar përditë nga pak gjërat jashtë vendit të tyre, që në jnë hapësirë të reduktuar bien më pak në sy.
Më shumë hapësirë për kreativitetin
Kush jeton në shtëpi të vogël di shumë mirë të përmirësojë çdo hapësirë. Nëse sipërfaqja e apartamentit është e kufizuar, përdorni hapësirën vertikale. Çdo kënd mund të jetë i dobishëm. Duke përdorur truke të tilla do t;ju lirojë nga një seri mobiljesh që do tu zini hapësirë duke e bërë ambientin më të vogël dhe më mbytës.
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...