Ndryshimi i stinëve, dhe heqja e veshjeve të trasha na nxjerr në pah edhe kilogramët që mund të kemi marrë gjatë jetës sedentare të dimrit. Në pamje të parë të humbësh peshë nuk është shumë e komplikuar.
Por në fakt është e vështirë të biesh në peshë, por pse?
Ja disa arsye:
“Set Point”
Trupi ynë përbëhet nga masa e shëndoshë dhe ajo e dobët (muskujt). Set point, në shqip një pikë fikse, është ekuilibri që vendoset mes këtyre dy masave dhe është e ndryshme për secilin prej nesh. Tek të shëndetshmit është fryt i ushqimit gjatë viteve, edhe pse pika e nisjes është se sa kemi qënë të dobët apo të shëndoshë në fëmijëri apo pubertet.
Është pikërisht ky motivi që në veçanti duhet luftuar obeziteti dhe mbipesha tek fëmijët dhe adoleshentët. Një trup ku qelizat dhjamore janë të numërta do të ketë më shumë vështirësi të jetë në formë, krahasuar me fizikun ku janë më të pakta në numër.
Trupi ka memorie
Evolucioni i ka mësuar organizmit tonë të mbrohet në mungesën e ushqimit. Dikur ka qënë mjaft e vështirë të siguroje ushqimin, dhe trupi mësoi të krijonte atë rezervën për tu përdorur në periudhën kur kemi qënë “të dobët”.
Ndërsa sot ndodh e njëjta gjë, por kur hamë më shumë nuk e vëmë në funksion yndyrën e magazinuar për të qënë gati në periudhë urie, që sot vështirë se mund të ndodhë. Për fat të keq nuk ka një mekanizëm për të eleminuar rezervat që kemi shtesë. Kur trupi jonë stabilizohet në një farë raporti dhjam/muskul (pra, set point), do e kemi më të lehtë të heqim yndyrën që është mbi këtë vlerë.
Por të zbresësh vlerën e set point është më e zhbalancuar drejt dhjamit, duke e bërë më të vështirë pasi në një farë kuptimi trupi e kujton dhe kërkon ta rifitojë. Është ky motivi që pas një diete përfundon sërish në pikën e nisjes. Prandaj, me kalimin e kohës dhe durim duhet ndërtuar një memorie e re e trupit, më ‘e dobët’.
Të humbësh peshë nuk do të thotë të humbësh kalori
Kur ndjekim një dietë, sidomos nëse bëhet fjalë për një regjim ‘drastik’, që na premton të humbim shumë kile në pak kohë, zakonisht çon në humbjen e lëngjeve, që rifitohen në shumë pak kohë pa prekur masën e dhjamit.
Për të djegur kaloritë më efikase janë ushtrimet fizike të shoqëruara me një ushqim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.
Dobësohesh me kokë
Ndjesia e urisë është mekanizmi me të cilin truri na bën të ditur se na ‘është harxhuar karburanti’ për të cilin ka nevojë të funksionojë. Dëshira për ushqime të caktuara, gjeneron nga sistemi limbik, qëndra e kënaqësisë e trurit tonë. Kjo ndodh sepse disa ushqime kanë fuqinë e ngushëllimit dhe kënaqësisë që plotëson nevojat tona për të mbijetuar. Për fat të keq të kesh kaq shumë ushqime të larmishme në dispozicon të stimulon edhe më shumë sistemin limbik dhe të hamë pa fund.
Çfarë duhet të bëjmë?
Si fillim, shmangni dietat që premtojnë mrekulli. Harrojeni se mund të humbisni 7 kg në 7 ditë. Një rezultat i mirë, është ajo i heqjes së një kilogrami në javë. Por për dietën e duhur ka nevojë për konsulencë mjekësore që na thotë se si dhe sa duhet të hamë pasi të jetë analizuar indeksi i masës trupore (BMI), metabolizmi dhe stili jonë i jetesës. Ajo që mund të bëjmë ne vetë, nëse duam të humbasim 4 apo 5 kile është të shmangim sheqernat e tepërta, si ëmbëlsirat dhe të heqim dorë nga alkooli dhe aperitivët. Përveç kësaj duhet të lëvizim më shumë, të paktën gjysëm ore aktivitet fizik në ditë.
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...