Pushimet mund të jenë periudha e artë e vitit që të gjithë e presni me padurim. Imagjinoni, nuk do t’ju duhet më të zgjoheni herët, të kaloni 100 peripecira në autobuz apo në trafik derisa të mbërrini, si dhe më pak e rëndësishmë ose jo (këtë e vendosni ju) nuk do t’ju duhet të shihni fytyrat e kolegëve për disa ditë.
Mirëpo i gjithë ky skenar mund të kthehet në panoramën më të mjerueshme të vitit për të gjithë ata që duhet të presin në radhë në aeroport.Nëse doni të lehtësoni nga aeroportet e mbushura plot me njerëz mjafton thjesht të rezervoni një udhëtim herët në mëngjes.
Pavarësisht që dhe humbja e gjumit është goxha e bezdisshme, sa më herët të mbërrini në aeroport aq më pak e bezdisshme do të jetë përvoja juaj me radhët e gjata të njerëzve. Sondazhet kanë treguar se fluturimet herët në mëngjes kanë më pak gjasa të vonohen se ato të pasdites e të mbrëmjes. Sipas të dhënave të FiveThirtyEight, për të shmangur vonesat është mirë të largoheni përpara orës 8 të mëngjesit.
Që nga ky orar fillojnë vonesat dhe vetëm krijohen derisa arrijnë kulmin e tyre në orën 6. gjithashtu fluturimet herët në mëngjes janë më pak të prirura për turbulencë pasi sipas Laboratorit Kombëtar të Stuhive të Rënda shumica e stuhive dhe ajri i paqëndrueshëm është gjithmonë në periudhën e pasdites.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...