Secili nga ne ka afër vetes një person që ankohet.
Studimet tregojnë, se keta persona ju dëmtojnë shëndetin, pasi ju thithin energjinë dhe ju lënë të dërrmuar, transmeton portal arbresh.info
Kur jeni vazhdimisht viktimë e manipulimit të tyre, filloni t’i përjetoni problemet e personit që ankohet si tuajat dhe kjo ju shpërqendron nga rutina juaj.
Se si t’i hiqni qafe këta persona, lexoni këshillat e mëposhtme.
Mbani distancë
Kurdoherë që është e mundur, qëndroni larg njerëzve të tillë sepse ata po përpiqen t’ju manipulojnë. Sa më pak t’i dëgjoni ankesat e tyre, aq më shpejt ata do të kuptojnë se nuk do t’i “përshkoni” përvojat e tyre negative, nuk do të shpenzoni energji për ta.
Lëreni të ankohet vetëm nëse jeni të vetëdijshëm se pse e bën këtë
Nëse keni marrë kohë për të dëgjuar ankesat, le ta kuptojë se problemi kryesor është ekskluzivisht në qëndrimin e tij ndaj situatës dhe jetës në përgjithësi. Mundohuni të mos jeni shumë të preokupuar me situatën e tij dhe inkurajoni që ta zgjidhë vetë problemin.
Mos tregoni dobësi
Meqë keni të bëni me një manipulues, mos i tregoni atij gatishmërinë tuaj për të zgjidhur problemet e tij. Mund të ndjeni ndjeshmëri, por përpiquni të kontrolloni situatën dhe mos nxitoni të përfshiheni menjëherë në problemet e njerëzve të tjerë.
Vendosni kufij
Nëse pas çdo bisede me këtë person ndiheni të rraskapitur, të pafuqishëm dhe pa energji, atëherë është koha që t’ia thonë atij në sy se është duke ju lodhur./arbresh.info/
Kica-Xhelili: Lista e LDK-së është lista më e mirë që ka Kos...
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...
Deklarata e Samitit kërkon zbatim të marrëveshjeve mes Kosov...
Roza Lati thumbon Heidin pasi u zyrtarizua si prezantuese e ...
A e shohin njëri-tjetrin në finale Xuxi dhe Gresa?
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...