Studimi i kryer nga Universiteti i Concordia kanë treguar se nuk duhet të stërviteni intesivisht pak para se të shkoni në shtrat.
Sipas ekspertëve, ushtrimet intensive mund të ndikojnë në pagjumësi, transmeton portal arbresh.info
Ekspertët thekojnë se kjo do të ndikojë negativisht në fazën REM (Rapid Eye Movement) të gjumit, e cila, siç sugjeron edhe emri, karakterizohet nga lëvizja e përshpejtuar sy në të majtë dhe qetësimi i trupit dhe sipas shkencëtarëve, kjo mund të ndikojë në aftësinë e të mbajturit mend, të pecerptuarit dhe të mësuarit.
“Hulumtimi ynë ka për qëllim që të tregojë se ushtrimet duhet të përfundojnë dy orë para gjumit, sepse gjumi do të jetë me cilësi më të mirë dhe nuk do të zgjoheni më heret se sa duhet”, tha bashkëautori i hulumtimit Emanuel Frimpong.
Ekipi studiuesh ka përdorur 15 studime të publikuara për të përcaktuar se si një seri ushtrimet intestive ndikon te të rinjtë dhe të moshuarit e shëndetshëm.
Ata arritën në përfundimin se është mirë të ushtroheni herët në mbrëmje, nëse është e mundur, shkruan Us News.
Gjatë kësaj kohe, duhet të ushtroheni për 30 deri në 60 minuta. Çiklizmi është dëshmuar se është lloji më i mirë i aktivitetit fizik.
Ushtroni gjithmonë në të njëjtën kohë, sepse çdo lloj ndryshimi prish në mënyrë të konsiderueshme gjumin. Para se të shkoni në shtrat, shmangni konsumimin e brokolit dhe të ujit./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...