Nëse mendoni se keni nevojë të bëni dush çdo ditë, po ju themi se e keni gabim! Kur keni qenë fëmijë ka ndodhur që prindërit tuaj t’ju lanin përditë pasi kështu ju zinte gjumi më mirë, por e vërteta është që duke u larë çdo ditë, ndoshta po i bëni më shumë keq sesa mirë trupit tuaj.
Natyrisht, për shumë prej nesh, është komplet absurde të heqësh dorë nga një dush, por do ishte mirë ti bënit trupit tuaj një nder. Arsyet pse është kaq i dëmshëm i gjeni më poshtë:
Ju jeni duke e tharë lëkurën tuaj: Sapunët dhe uji i ngrohtë heq lagështinë nga trupi juaj. Pra, të gjitha ato dushe të nxehta dhe banjat e gjata gjatë dimrit janë në të vërtetë duke shtuar thatësinë në lëkurën tuaj. Kjo gjë krijon më shumë të çara në lëkurë, duke rritur rrezikun ndaj infeksioneve.
Ju nuk jeni aq pis sa mendoni: Me përjashtim të rasteve kur ju jeni shumë të djersitur nga stërvitja ose puna, nuk keni nevojë për dush të përditshëm. Sipas Dr. Casey Carlos, ndihmës profesor i mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë në San Diego School of Medicine, shumica e njerëzve përdorin sapun kur ata nuk kanë nevojë për të. Carlos thotë se lëkura në të vërtetë bën një punë të shkëlqyer në pastrimin e vetes, gjë që do të thotë se nuk kemi nevojë të laheni nga koka deri te këmbët.
Po harxhoni ujin pa një arsye të fortë: Uji është një burim i çmuar, dhe kjo është një arsye e rëndësishme për të ndaluar së lari kaq shpesh. Banjat përdorin pothuajse tre herë më shumë ujë se sa dushet, kështu që sa herë që të mundeni anashkalojeni një dush.
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite