Dremitjet e orëve të pasdites kanë ndikime pozitive në organizëm.
Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se shkalla e dremitjes së dobishme varet nga koha kur vendosim të shtrihemi në shtrat.
Rezultatet e studimit më të ri zbulojnë se njerëzit kanë më shumë dobi nga dremitja kur shtrihen të pushojnë në ora 15.00 pasdite, transmeton “Independent”. Arsye për këtë është ritmi biologjik, i cili ngadalësohet gjatë kësaj kohe. Shumë njerëz, po ashtu, janë të përgjumur pas drekës dhe vjen deri te rënia e përqendrimit.
Por, nuk duhet tepruar. Dremitja për një orë është e tepërt dhe duhet pasur kujdes që të mos flini më shumë se tridhjetë minuta, pasi nuk do të ndiheni të kthjelltë, rekomandojnë shkencëtarët.
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe