Nuk ka asgjë më relaksuese sesa ndjesia e ujit të ngrohtë në trup pas një dite të gjatë.
Por mesa duket studimet e fundit kanë dalë në përfundimin se një dush i ftohtë në mëngjes krahasuar me atë të ngrohtin në mbrëmje ka më shumë përfitime si për shëndetin ashtu dhe bukurinë.
Më poshtë do të lexoni 5 arsyet përse duhet ta filloni ditën me një dush të ftohtë.
Ju zgjon më mire se kafeja
E dini se një dush i ngrohtë mund t’ju përgjumë, ndërsa uji i ftohtë mund t’ju zgjojë më mirë se kafeja? Kjo për shkak se temperatura e ulët e ujit rrit rrahjet e zemrës dhe përshpejton metabilizmin.
Ju mund të humbni peshë
Kur ne kemi ftohtë, yndyra e akumuluar e trupit fillon të shkrijë për të djegur kaloritë në mënyrë që të ngrohë trupin.
Një studim skandinav zbuloi se ekspozimi ndaj temperaturave të ftohta rriti normën metabolike të 15 fish, gjë që mund t’ju ndihmojë të bini nëntë kilogramë në një vit..
Flokët dhe lëkura do t’ju falenderojnë
Uji i ngrohtë mund të thajë lëkurën dh eta skuqë atë ndërsa ujit i ftohtë qetëson lëkurën, zbeh shenjat dhe mbyll poret për të mbajtur lagështinë natyrale të lëkurës.
Humori juaj do të përmirësohet
Ndryshe nga se keni menduar, është një dush i ftohtë ai që ju bën të ndiheni mirë dhe jo uji i ngrohtë. Studiuesit sugjerojnë se dushet e ftohta mund të përdoren si një trajtim për depresionin.
Dushi i ftohtë mund të rrisë sistemin tuaj imunitar
Një studim i Universitetit të Commonëealth-it të Virxhinias zbuloi se dushet e ftohta shtojn numrin e qelizave të bardha të gjakut. Kjo do të thotë që njerëzit që shpëlarjen e fundit e bëjnë me ujë të ftohtë sëmuren me rrallë dhe kanë imunitet më të fortë.
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë