Google ADS

Pse djemtë kanë nevojë për dashuri më shumë se vajzat?

00:46 | 25 Qershor 2018
Arbresh.info

Gjithnjë ka ekzistuar mendimi se vajzat janë më të brishta ndërsa djemtë më të ashpër por sipas një studimi të fundit kjo gjë nuk qëndron.

Duke parë ndryshimet gjinore dhe zhvillimet në zonat e trurit përgjegjëse për emocionet, rezulton se djemtë kanë nevojë më shumë për mbështetje emocionale.

Studimi i Sebastian Kremer thotë se në fakt, truri i një djali të vogël është më i ndjeshëm se ai foshnjave të gjinisë femërore.

Kjo sepse ata janë më reaktivë ndaj depresionit dhe stresit, qoftë edhe kur është ende një embrion.

Vetë gjinia mashkullore ka nivele të larta të kortizolit, hormonit përgjegjës për stresin, si dhe kanë vështirësi më shumë se vajzat gjatë rritjes për leximin dhe të folurën.

Në moshë madhore, burrat kanë tri herë më shumë gjasa të vdesin nga vetëvrasja sesa gratë, ndërsa burrat janë po aq të prirur për të rënë në depresion si gratë.

Sipas studimit prindërit u kushtojnë më shumë vëmendje vajzave se sa djemve.

Si përfundim është e rëndësishme që prindërit të kujdesen dhe t’u kushtojnë vëmendje djemve të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme