Shpesh për pamjen e dikujt i atribuohet faktorëve të ndryshëm shëndetësorë, të tilla si dieta, ushtrimet fizike dhe ushqimi i shëndetshëm.
Megjithatë, shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos (UCLA) kanë zbuluar tashmë se disa njerëz janë të predispozuar biologjikisht të plaken më shpejt.
Shkencëtarët kanë gjetur deri tani dëshmi më të qarta se pesë për qind e njerëzve më shpejt plaken dhe vdesin më herët se të tjerët. Autorët e studimit kanë publikuar në një revistë shkencore mostrat e gjakut të ADN-së, të analizuara nga më shumë se 13.000 njerëz në Evropë dhe SHBA.
Shpejtësia e plakjes matet me orën epi-gjenetike që e kishte shpikur autori kryesor i studimit. Ora llogarit plakjen e indeve dhe gjakut, duke matur methylation, një proces në të cilin ADN prishet me kalimin e kohës.
Pastaj kanë vëzhguar moshën biologjike të çdo personi dhe e kanë krahasuar me moshën e tyre të vërtetë, në mënyrë që të llogaritet jetëgjatësia e tyre. Shkencëtarët ishin të befasuar kur panë se disa nga njerëzit e shëndetshëm janë të destinuar biologjikisht të vdesin më herët se moshatarët e tyre.
Njerëzit me faktorët e rrezikut biologjik kanë 50 për qind shanse më të larta të vdekjes së parakohshme, pavarësisht nëse pinë duhan.
Temistokles Asimes, një nga autorët e studimit, tha se më shumë hulumtime është e nevojshme për të kuptuar plotësisht marrëdhëniet në mes të ndryshimeve epi-gjenetike dhe vdekjes së parakohshme.
Hulumtuesit thonë se këto rezultate mund të ndihmojnë të gjejnë mënyra për të zgjatur jetën e shëndoshë të njerëzve me rrezik të lartë.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...