Shkaktarët për këtë problem akoma jo mjaft i studiuar janë të ndërlikuar dhe sillen nga problemet biologjike e fiziologjike, madje edhe te ato sociologjike.
Kur femra humb interesimin për seks, pasojat për të dhe partnerin e vet mund të jenë katastrofale.
E po ç’thonë ekspertët, cili është shkaku i rënies së libidosë femërore? Dhe a ka ilaç për këtë? Mësoni disa nga shkaqet e sheshta përse mbase ajo nuk është e gatshëm për seks.
Nëse gruaja juaj është mërzitur me ju apo është e pakënaqur nga martesa, të kryejë marrëdhënie është gjëja e fundit për të cilën mendon, thotë Susan Krauss Whitbourne, psikologe. Duhet të pyesni partneren tuaj për të mësuar se çfarë po mendon. “Ajo mund të ankohet për një nga zakonet tuaja në shtëpi ose mund të ndajë një problem më të madh që prek interesat e të dyve.”
Nëse kryerja e marrëdhënieve është e dhimbshme ose e parehatshme për partneren tuaj, kjo tregon se përse intimiteti është zbehur, tha Elizabeth McGrath, një terapiste e marrëdhënieve seksuale. Gjëja më e mirë që mund të bëni është t’i kujtoni gruas tuaj se jeni akoma i tërhequr pas saj, zbuloni kur ndihet më shumë e qetësuar dhe eksploroni opsione të reja si lubrikantët.
“Seksi është më shumë se sa vetëm seks. Ka rëndësi lidhja e ngadaltë, puthja që shkëmbeni në fillim të ditës dhe prekja që i tregon partneres tuaj se tërheqja ndaj saj është aq e fortë sa në fillim”, tha Nelson. “Fokusohuni në prekjet fizike dhe ndjenjat për të çdo ditë dhe mos kaloni direkt te marrëdhëniet. Uluni afër saj në divan. Kapini dorën. Fërkojini qafën. Mos e lini të mendojë që doni ta prekni vetëm kur kryeni marrëdhënie.”
“Jo sot zemër, jam shumë e lodhur” ndonjëherë ka me të vërtetë këtë kuptim. Pas një dite të lodhshme pune, kujdesit për shtëpinë dhe fëmijët, mund të ndodhë që partnerja juaj është shumë e lodhur për të menduar për seksin, thotë McGrath. “Për ta rregulluar këtë gjë, jepini njëri-tjetrit kohë dhe eksperimentoni se si do të jetë intimiteti juaj pasi ajo ka pasur kohë mjaftueshëm për veten e saj”, tha McGrath.
Pyeteni veten tuaj: Kur partnerja ju shikon në mëngjes, a sheh akoma të njëjtin mashkull interesant dhe tërheqës me të cilin u dashurua, apo keni humbur sharmin tuaj?“Edhe nëse jeni shumë më i ri se sa grupi i njerëzve të cilëve po ju referohej Masters dhe Johnson, ka mundësi që të keni humbur disa nga teknikat tuaja”, tha Krauss Whitbourne. Për të rifituar atë që ju bëri tërheqës në njohjen tuaj, eksploroni interesat tuaja personale dhe rilidhuni me personin që ishit jashtë martesës.
“Nëse ju dhe partnerja juaj mendoni se seksi është bërë shumë i parashikueshëm, e njëjta kohë, i njëjti vend, të njëjtat pozicione, atëherë është koha që t’i ndryshoni gjërat”, tha Dawn Michael, një studiues i marrëdhënieve seksuale. “Ndryshoni skenën, bëjeni dhomën e gjumit më romantike duke shtuar qirinj dhe muzikë të lehtë, përgatisni skenën e duhur për romancë”, tha ajo. “Përdorni imagjinatën tuaj, bëni qejf dhe duke luajtur apo ngacmuar njëri-tjetrin. Shijoni momentin dhe personi me të cilin ndodheni mund të jetë intim dhe seksi.”
Në vend që të dyshoni për jetën tuaj seksuale, fokusohuni pak më shumë në lidhjen emocionale që ndani me gruan tuaj, tha Nelson. “Përpiquni të ndani me njëri-tjetrin tre gjëra që vlerësoni më shumë nga lidhja juaj.” Më pas, vazhdoni bisedën duke pyetur njëri-tjetrin për tre gjërat që pëlqeni më shumë kur kryeni marrëdhënie. “Në momentin që do keni mbaruar me këtë ushtrim të thjeshtë, do të ndiheni emocionalisht të lidhur dhe mund të kujtoni arsyet që u bashkuat me partneren tuaj që në fillim. Mund të ndiheni gati për të filluar diçka seksi”, tha ajo.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...