Edhe pse dimri ka mrekullitë e veta që reflektohen te njerëzit, për disa është gjithmonë ftohët pavarësisht kushteve të motit.
Personat e tillë kryesisht janë të stërngarkuar me gardërobë, madje edhe në kushtet shtëpiake ku është nxehtë. Pse ata e kanë gjithmonë ftohët, ekspertët kanë shpjegim. Për temperaturën e tyre të ulët trupore ose ndjenjën e tillë subjektive përgjegjëse janë disa arsye të caktuara shëndetësore.
– Gjëndra tiroide që kontrollon metabolizmin mund të punojë ngadalë, por nëse punon me kapacitet më të dobët kjo reflektohet në sistemin e rregullimit termik të personit të caktuar. Për të qenë të sigurt që kjo është arsyeja e “mërdhirjes” së vazhdueshme, më së miri është të konsultoni mjekun kompetent.
– Mungesa e hekurit po ashtu mund të jetë shkak i ndjenjës së vazhdueshme të të ftohtit. Hekuri është i domosdoshëm për dërgimin e oksigjenit në qeliza të cilat e përdorin për prodhimin e energjisë.
Nëse qelizat nuk prodhojnë mjaft energji pikërisht për shkak të mungesës së hekurit, sistemi i termoregullimit nuk mund të “nxehë” kurrë mjaftueshëm, thekson eksperti amerikan, dr. Jacob Teitelbaum.
Për të qenë të sigurt që kjo është arsyeja duhet të bëhet kontrolli i pranisë së feritineve në gjak, proteinave, me të cilat “ruhet” hekuri. Për rritjen e pranisë së tyre në organizëm është nevojshme të hahet mishi i kuq i kafshëve të cilat kanë ngrënë ushqim shtëpiak dhe kanë kullotur, mëlçi, si dhe kush ka mundësi edhe guaska. Nënkuptohen edhe suplementet si shtesa ushqimi.
– Pushimi dhe gjumi i pamjaftueshëm pengojnë sistemin nervor të cilët marrin pjesë në rregullimin e temperaturës trupore dhe mund të nxisë shfaqjen e “mërdhirjes”. Para shfaqjes së internetit bota ka fjetur mesatarisht nëntë orë, ndërsa sot shumica flenë mesatarisht më pak se gjashtë orë e pak dhe atë atëherë kur arrijnë, çka gjithsesi nuk është mirë e as mjaftueshëm për rivitalizimin e organizmit.
– Qarkullimi i dobët periferik po ashtu i kontribuon ndjenjës konstante të ftohtësisë. Që diçka e tillë është duke ndodhur më së shpeshti paralajmëron dhimbja në duar, madje edhe nëse personi vetëm për një kohë të shkurtër është në të ftohët. Deri te këto probleme vjen sepse enët e gjakut tkurren duke kufizuar qarkullimin në ekstremitete, ndërsa në veçanti në gishtat e duarve ku nuk vjen mjaftueshëm gjak, për ç’arsye ata mavijosen, çka manifestohet me dhimbje. Për lehtësimin e simptomave të tilla ilaçi i duhur mund të jetë suplementi i magnezit.
– Infeksioni kërpudhor me kandida mund të shkaktojë krijimin e stresit deri në atë masë që ky të çrregullojë punën e hipotalamusit i cili është i lidhur me kontrollin e temperaturës, shpjegon dr. Teitelbaum. Përveç ftohtësisë, simptomat e infeksionit me kandida mund të jenë edhe ngërçi i zorrës së trashë, si edhe inflamacioni i sinuseve të përcjella me rrjedhjen e pandërprerë të hundëve.
Që organizmi të lirohet nga kjo kërpudhë është e nevojshme që konsumimi i sheqerit të kufizohet në më së shumti 25 gramë në ditë ose me konsumimin e njëqind gramë kalorive me marrjen e probiotikëve, këshillon ky ekspert.
– Stresi kronik madhe edhe në formën më të lehtë mund të veprojë keq në hipotalamus, i cili mes tjerash rregullon edhe punën e gjëndrës tiroide dhe sistemin nervor autoimun. Në situatë të tillë vjen deri te ndjenja e ftohtësisë, derisa nga ana tjetër, lumturia dhe kënaqësia psikike veprojnë në të kundërtën, respektivisht ndikojnë në krijimin e energjisë, porosit dr. Teitelbaum.
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...