Google ADS

Pse çiftet e martuara në Japoni, flenë veç e veç?

14:58 | 27 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Shtëpitë dhe apartamentet më të vogla nuk ndalojnë që shumë çifte japoneze të flenë në shtretër të ndryshëm ose madje edhe dhoma të ndara. Kjo nuk është diçka që ka të bëjë me marrëdhënien, por diçka për të cilën ata besojnë se është e mirë për ta.

Bright Side ka zbuluar pse çiftet e martuara në Japoni zgjedhin të flenë të ndarë.

Ata kanë orare të ndryshme të gjumit

Gjëja e parë që i bën çiftet japoneze të vendosin të shkojnë në shtrat veç e veç, janë oraret e ndryshëm të punës.

Zgjimi i partnerit vetëm sepse ju u kthyet në shtëpi vonë ose duhet të largoheni herët nuk do të rezultojë në pushim me cilësi të mirë për ta.

Kjo është arsyeja pse kalimi i natës në një dhomë tjetër ka kuptim. Kjo do t’u japë atyre një gjumë të pashqetësuar dhe më të shëndetshëm.

Foshnjat flenë me nënat e tyre

Nënat japoneze flenë me fëmijët e tyre dhe kjo konsiderohet shumë e rëndësishme, kështu që babai duhet të vendosë nëse dëshiron të ndajë të njëjtin shtrat ose të shkojë në një dhomë tjetër.

Për ta, të flesh veçmas do të thotë paqe

Ndërsa shumë çifte që fillojnë të flenë vetëm mendojnë se divorci është në derën e tyre, japonezët këtë gjë e shohin ndryshe.

Ata e vlerësojnë shumë gjumin e tyre dhe nuk duan të shqetësohen ndërsa flenë.

Kjo do të thotë që atyre nuk u pëlqen të durojnë gërhitës, gjumë të shqetësuar, shkelm, etj./blic/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme