Flokët e errëta e me volum dhe fytyrat e imëta mund t’i bëjnë Eva Longorian dhe Viktoria Bekamin të duken si motra. Sipas një studimi të kryer kohët e fundit, ngjashmëritë fizike mund të jenë shpjegimi se pse ne bëhemi miq me disa njerëz të caktuar.
Studiuesit kanadezë të “Wilfrid Laurier University” në Ontario arritën në këtë përfundim pasi u kërkuan 356 studentëve, të cilët nuk e njihnin njëri-tjetrin, të ndiqnin një seri leksionesh që mbaheshin në salla të vogla, duke i detyruar të uleshin pranë dikujt që nuk e njihnin.
Rezultatet e studimit, të publikuara në revistën “Personality and Social Psychology” treguan se studentët që mbanin syze kishin më shumë mundësi të uleshin bashkë, fenomen që u vërejt edhe për ata me të njëjtën ngjyrë dhe gjatësi flokësh, të njëjtën ngjyrë sysh apo proporcione trupore.
Në fund, studiuesit u paraqitën studentëve 8 fotografi të njerëzve të ndryshëm. Pasi i pyetën se me cilin prej tyre do të uleshin, sërish u vu re tendenca për të zgjedhur ata që ishin fizikisht të ngjashëm me ta.
“Kur shohim veten në pasqyrë, imazhi që na del përpara është shumë i njohur për ne. Në këtë mënyrë, dikush që i ngjan këtij imazhi na kujton veten apo familjarët tanë. Kjo na jep ndjesinë se i njohim më mirë se të tjerët dhe ndihemi të familjarizuar me ta”, shpjegojnë psikologët.
Viktoria Bekam dhe Eva Longoria janë parë shpesh tek ndjekin ndeshjet e futbollistit Bekam, që luan për Los Anxheles Galaksi. Shoqëria e tyre u çimentua kur familja Bekam zgjodhi aktoren e “Shtëpiakeve të dëshpëruara” si kumbarën e vajzës së tyre, Harper.
Të tjerë njerëz të njohur që kanë zgjedhur miq që ngjajnë fizikisht me ta janë Hollyi Uilloubi dhe Fern Koton, të cilët janë të pandashëm që kur nisën punën në BBC 12 vjet më parë.
Një tjetër miqësi që vërteton studimin e mësipërm është edhe ajo mes miliarderes Paris Hilton dhe aktores Nikol Riçi./Arbresh.info
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...