Proteina është tepër e nevojshme për organizmin e njeriut por burimi i saj është po aq i rëndësishëm për mirëqenien.
Proteina është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në cdo proces qelizor. Ajo luan rol të rëndësishëm në metabolizëm, imunitet, energji, funksionet e rruazave të kuqe të gjakut e shumë të tjera.
Proteina vjen nga burime shtazore si mishi i kuq apo burime bimore, shembuj të të cilave i gjeni duke lexuar më poshtë.
Proteinat bimore, çelësi i jetëgjatësise
Njerëzit që konsumojnë proteinë me bazë bimore janë 13% deri në 24% jane më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme pavarësisht shkakut. Sipas studimeve, në rastin e meshkujve, konsumi ditor i 10 gr proteinë për çdo 1000 kalori, ul rrezikun e vdekjes së parakohshme me 12%.
Udhërrëfyesit e konsumit të proteinës tregojnë se të rriturit kanë nevojë për 1.2 gr proteinë për çdo kilogram të peshës trupore në ditë. Burimet më të pasura të proteinës bimore janë thjerrëzat, fasulet e zeza dhe qiqrat. Një racion thjerrëza ofron 18 gr proteinë ndërsa një racion me fasule të zeza dhe qiqrra ofron 15 gr proteinë.
Bajamet
Bajamet janë plot shije por edhe të pasur me ushqyes.
Një sasi prej 30 gramë bajame ofron 6 gramë proteinë, 3.5 gr fibër dhe 14 gr yndyrna të shëndetshme. Këto ushqyes do ju mbajnë të ngopur dhe do të ruajnë peshën tuaj trupore.
Kosi i shtëpisë
Njerëzit që duan t’i përmbahen aktivitetit të tyre fizik pavarësisht moshës, duhet të përqendrojnë energjitë e tyre tek ruajtja e shëndetit të kockave.
Një filxhan kos ofron 22 gr proteinë dhe 20% të dozës së rekomanduar ditore për kalçium.
Ky mineral është i domosdoshëm për shëndetin e kockave dhe ul rrezikun e osteoporozës.
Vezët e ziera
Një vezë e zier shumë ofron 6 gramë proteinë. Veza ofron edhe kolinë, një ushqyes i rëndësishëm për shëndetin e zemrës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...