Anna Kouroupou, një punëtore s*ksi i ka shkruar një letër të hapur kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, ku citon, ndër të tjera, problemin me të cilin përballen punonjësit e s*ksit për shkak të pandèmisë së kôronavirusit. Kouroupou, e cila ka rreth 40 vjet që punon në këtë sektor është gjithashtu përgjegjëse për agjencinë e fuqizimit të punonjësve “Umbrella Athina”.
Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit grek që të japë ndihma ashtu siç jep për shtetasit e tjerë, duke theksuar se pr0stitucioni në Greqi është i ligjshëm. Kouroupout thotë se brenda pak ditësh ajo dhe kolegët e saj do të jenë të uritur dhe nëse do të rikthehen në pune do te thyejnë distancën sociale.
“Kryeministër, jam shumë e zemëruar. Mitsotakis, unë jam e dëshpëruar. Për 40 vjet – po e përsëris – kam qenë e përzemërt në detyrimet e mia ndaj jush. Për te gjithë ju.
Nuk mund te punoj, ju nuk më lini dhe ju bëni mirë. Në këtë punë të veçantë – në mënyrë të veçantë ju e dini – që masa e distancës bie menjëherë!
POR unë nuk kam të drejtë për një euro të vetme, si ndihmë, kompensim? Jepni çfarëdo emri që dëshironi – edhe pse prostitucioni, siç shprehet ligji, është i ligjshëm në vendin tonë dhe me truket tuaja për kaq shumë dekada është bërë i paligjshëm. Kryeministër, brenda pak ditësh do të jem e uritur.”/lexo/
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...