Së fundmi, Kim Kardashian po promovon korsenë për të zvogëluar belin nga linja e saj Skims. “U kam dhënë nga një korse dhuratë të gjitha shoqeve të mia pasi kanë sjellë një fëmijë në jetë,” u shpreh ajo në një video në Instagram.
Njerëzit janë skeptikë dhe me të drejtë. Caroline Apovian, drejtoreshë e ushqimit dhe menaxhimit të peshës në Qendrën Mjekësore në Boston, u shpreh për Women’s Health se “të mbajturit korse nuk është efektive”. “Beli juaj do të duket i vogël vetëm kur ta keni veshur korsenë, jo më vonë,” tha ajo.
https://www.instagram.com/p/B24b2f4HGCZ/?utm_source=ig_embed
Të mbash korse hera-herës nuk është e dëmshme, por nëse brezi i llastikut, që Kim promovon kaq shumë, mbahet vazhdimisht, mund të sjellë dëmtime serioze. “Nga ana mjekësore, është e pakuptimtë që beli të ngushtohet thjesht sepse mbani korse,” u shpreh Mary Jane Minkin, një tjetër eksperte. “Pasi ta hiqni, trupi do të jetë sërish si më parë.”
Ndër të tjera, specialistet theksuan rreziqet. Korsetë kufizojnë lëvizjet, mund të shtyjnë stomakun përtej diafragmës dhe të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen. Po kështu nuk përjashtohet mundësia e dëmtimit të brinjëve.
https://www.instagram.com/p/B212Vv-nFPB/?utm_source=ig_embed
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...