Është shumë e sigurtë të themi se po jetojmë në epokën e hidratimit. Ngado që lëvizni e ktheheni, produktet e kujdesit të lëkurës ju premtojnë se do rregullojnë aknet, zbusin lëkurën, shtojnë hidratimin dhe ju, në njëfarë mënyrë bini pre e kësaj.
Është e vërtetë se sa më shumë të jemi të hidratuar, aq më mirë – por nëse teprojmë me produktet kozmetike sidomos gjatë natës, atëherë edhe shumë dermatologë nuk pajtohen se gjatë natës është koha më e mirë për të akumuluar tërë kremat hidratuese në lëkurën tuaj.
E vërteta është se, ka lloje të caktuara të kremërave – besoni ose jo, përfshirë edhe kremërat e natës – që nuk janë 100% opsionale të përdoren para gjumit, gjë që mund të jenë edhe një humbje totale e parave dhe kohës.
“Çdo hidratues që përshkruhet për një pjesë të caktuar të trupit, dmth krem për sy, qafë, krahëror” – nuk ka përbërës specifik që mund të përcaktojnë ndonjë pjesë të trupit të dhënë – thekson Dr. Fayne Frey, dermatolog. Në shumicën e rasteve, pothuajse 80-90% të gjithë hidratuesit krijohen me një formulë të ngjashme të recetave dhe nuk ia vlen të blini me kosto jo efektive dhe shumë të lartë hidratues që vijnë në paketime të vogla e të etiketuara për pjesë të ndryshme të trupit.
“Na vjen vërtetë keq që po ua themi këtë, por rregulli vlen edhe për kremat e natës” – thotë Frey.
“Nuk ka ndonjë përbërës specifik që përcakton kremin e natës”, vazhdon të pohojë Frey. “Përbërësit nuk e dinë se çfarë kohe e ditës është, dhe për më tepër kremërat e natës janë formuluar njësoj si të gjithë hidratuesit tjerë të fytyrës, përveç se nuk kanë filtra me faktor mbrojtës SPF. Zakonisht vijnë në tuba të vegjël dhe me çmim shumë të lartë se sa hidratuesit e rregullt të fytyrës. Me një fjalë nuk keni fare nevojë të blini krem nate.”
Natyrisht, hidratimi gjatë natës i bën mirë lëkurës suaj duke u bërë më e butë dhe e shëndetshme, veçanërisht nëse keni lëkurë të thatë. Dhe, për sa kohë që ju përdorni hidratues që funksionon për llojin e lëkurës suaj (dhe nuk përmban SPF, që Frey thotë se nuk është e nevojshme gjatë natës), ju mund ta konsideroni veten të hidratuar mirë – pa qenë nevoja të përdorni kremra të veçanta për pjesë të trupit./bs/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...