Fytyra kërkon një tretman të vecante dhe jo çdo gjë që lexoni në internet duhet vënë në fytyrë. Dermatologët ndalojnë rreptësisht aplikimin e këtyre produkteve:
Me siguri, keni përgatitur të paktën një herë, një scrub (eskfoliues) me sheqer për fytyrën. Mundohuni të mos e bëni, ose të paktën ta fërkoni shumë lehtë fytyrën nëse e aplikoni. Sheqeri përbën një eksfoliant më të fortë seç duhet për lëkurën tuaj dhe mund ta gërvishtë atë, duke sjellë një acarim të lëkurës në periudhë afatgjatë.
Të gjithë e dimë ç’duhet të bëjmë kur jeta na jep limonë – Limonadë! Pra, jo maska fytyre. Ajo që nuk duhet të bëni asnjëherë, është të fërkoni limonin në fytyrën tuaj. Ky frut ka shumë përfitime për trupin tonë, por aplikimi i tij në lëkurë nuk ju sjell asnjë të mirë. Limonët përmbajnë një kimikat të quajtur psoralen, i cili mund ta bëjë lëkurën tuaj të ndjeshme ndaj dritës. Nëse dilni jashtë direkt pas aplikimit të limonit, mund t’ju acarohet apo edhe t’ju djegë lëkura. Në fakt, nësë dilni pasi të keni vendosur çfarëdolloj agrumi në fytyrë, mund të merrni një djegie kimike të quajtur fitofotodermatiti. Për efekt zbardhues sugjerohet të përdorni feta patateje ose domateje.
Shumë prej jush mund të kenë aplikuar pastë dhëmbësh për heqjen e rrathëve të zinj ose pikave të zeza, por një gjë e tillë nuk rekomandohet aspak. Në fakt, aknet dhe puçrrat tuaja mund të duken edhe më të kuqe pas këtij aplikimi, ndërsa efekti zbardhues i pikave të zeza është vetëm diѯka momentale, pa asnjë efekt të mirëfilltë. Prandaj, tani e tutje përdoreni pastën e dhëmbëve vetëm për dhëmbët tuaj, aty ku supozohet të përdoret!
Soda e bukës është një nga përbërësit më të gjithanshëm në kuzhinë. Por vetëm aty! Ajo ka një natyrë alkaline, prandaj edhe aplikimi i saj në fytyrë mund të zvogëlojë pH-in e lëkurës suaj, duke e bërë atë të thatë. Balanci natyral i pH-it në lëkurën tonë ka barrierat e tij që e mbrojnë atë nga bakteret. Nëse ju ndikoni në këtë balancë pa konsultimin e një profesionisti, do të jetë e vështirë që të ruhet pH-i natyral i fytyrës dhe si pasojë do sjellë acarim të saj.
Kjo vlen veçanërisht për njerëzit me lëkurë të yndyrshme. Vaji i arrës së kokosit është viskoz, prandaj dhe lëkura në fytyrën tonë kërkon kohë për ta përthithur atë. Kjo bën që vaji të bllokojë poret (të cilat tek njerëzit me lëkurë të yndyrshme janë zakonisht të mëdhaja), duke çuar në akne dhe acarim të lëkurës. Nëse jeni mësuar më përdorimin e vajit, mund të përdorni vaj ulliri, por vetëm disa pika vaji në një copë pambuku për ta aplikuar butësisht në fytyrën tuaj. Kjo nuk sugjerohet për lëkurat e yndyrshme.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...