Nëse jeni duke kaluar në një periudhë të vështirë për flokët tuaj, rënien e tyre, është mirë të flisni me mjekun për të kuptuar nga vjen problemi. Por ndërkohë këto trajtime natyrale mund të ndihmojnë në rikthimin dhe rritjen së shëndetshme të flokëve:
Aloe vera: është një zgjidhje e mirë që mund ta gjeni thjeshtë. Ajo ndihmon në qetësimin e skalpit të kokës dhe e ushqen rrënjën e flokëve. Përdorimi është shumë I thjeshtë: vetëm masazhoni kokën më xhelin e aloe verës për disa minuta çdo ditë.
Lëngu i qepës: Gazeta amerikane e Dermatologjisë botoi një studim që zbuloi se lëngu i qepës ndikon në rritjen e flokëve. Pas aplikimit të lëngut të qepës në kokës dy herë në ditë për gjashtë javë, 20 nga 23 pjesëmarrësit panë rezultate pozitive dhe raportuan se lëngu i qepës është një trajtim i natyrshëm i humbjes së flokëve që në të vërtetë funksionon.
Vaji i rosmarinës: Një vaj esencial, rozmarina ka veti të forta që ndihmojnë në trajtimin e lëkurës së kokës, zbokthit dhe infeksioneve, të cilat kontribuojnë në humbjen e flokëve.
Hudhra: Në një studim të vitit 2007, dermatologët zbuluan se aplikimi i xhelit të hudhrës në zonat që ka ndodhur humbja e flokëve ndihmon në rritjen e tyre, dhe punon për të forcuar çdo flokë ekzistuese që bie në kontakt me të. Ashtu si qepa, hudhra është e mbushur me minerale dhe vitamina që ndihmojnë në këtë problem.
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...