Dhomë gjumi e vdekur”, është një shprehje që përdoret në rastet kur një çift ka javë, muaj ose edhe vite pa kryer marrëdhënie seksuale.
Mungesa e marrëdhënieve seksuale është një gjë tepër e zakontë mes çifteve dhe shkaqet janë të shumta.
Së fundmi “BodyLogicMD” ka bërë një studim lidhur me këtë shprehje dhe pjesë të tij ka bërë njerëz të ndryshëm që janë në një marrëdhënie.
Nga përgjigjet e tyre rezultoi se 51% kanë treguar se magjia në marrëdhënien e tyre seksuale përfundoi pas një viti.
Ndërsa pjesa tjetër e njerëzve që morën pjesë në studim, kanë treguar se mungesa e seksit ka ardhur midis afatit kohor 1-5 vite.
Sipas studimit shkak për mungesën e seksit janë disa arsye dhe zanafilla nis nga zyra.
Ata shkruajnë se pas një dite të lodhshme dhe të stresuar në zyrë nuk kanë më asnjë dëshirë për të qëndruar me partnerin dhe të kryejnë marrëdhënie.
Mbingarkesa është faktori kryesor, prandaj bëni kujdes nëse dëshironi një marrëdhënie të shëndetshme.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...