Google ADS

Problemet kryesore që mund të ju ndihmoj e qara t’i zgjidhni

13:07 | 18 Tetor 2019
Arbresh.info

Gratë në SHBA qajnë rreth 3.5 herë në muaj, ndërkohë burrat 1.9 herë, sipas statistikave. Sidoqoftë, shoqëria shpesh e sheh të qarën si një shenjë dobësie. Por nëse ndjeni se duhet të qani, mos i mbani lotët. Ndoshta nuk e dinit, po lotët kanë shumë përfitime mendore dhe mund t’ju ndihmojnë.

Ky artikull hedh dritë mbi disa nga përfitimet shëndetësore të të qarit:

Stresi

Një studim i vitit 2014 zbuloi se të qarat mund t’i ndihmojnë njerëzit të qetësohen gjatë kohëve stresuese. Rezultatet e të qarit nuk janë të menjëhershme dhe mund të duhen disa minuta para se trupi të fillojë të qetësohet. Sipas studiuesve, e qara aktivizon sistemin nervor parasimpatik (PNS). Kur aktivizohet, PNS ka një efekt qetësues në tru.

Presioni i gjakut

Presioni i lartë i gjakut mund të çojë në disa çështje serioze shëndetësore si goditje në zemër, çmenduri dhe madje edhe dëmtim të veshkave. Por lajmi i mirë është se sipas disa studimeve, e qara jo vetëm që ul tensionin e gjakut dhe e mban atë nën kontroll, por një seancë e qare e fortë mund të normalizojë edhe pulsin.

Akumulimi i toksinave

Lotët që rrjedhin nga sytë tuaj teksa qani mund të pastrojnë mbeturinat, si tymi dhe pluhuri, nga sytë. Gjithashtu, kur qani, lotët largojnë toksinat që grumbullohen në trup për shkak të stresit. Kjo heqje e toksinave ndihmon në uljen e niveleve të kortizolit në trup, duke rezultuar kështu në një gjendje shpirtërore më të qetë. Prandaj, nuk është për t’u habitur që shpesh, pasi qani ndjeni se jeni më të lehtë.

Luhatjet e humorit

Nëse po pyesni veten pse sjellja juaj është bërë agresive dhe vazhdoni të ndiheni të shqetësuar dhe irrituar kohët e fundit, atëherë duhet të dini që nuk mund të ketë përgjigje përfundimtare. Luhatjet e humorit mund të ndodhin për arsye të ndryshme. Një arsye është akumulimi i manganit në trup. Kur qajmë, ky mangan i tepërt rrjedh nga trupi së bashku me lotët tanë. Kjo zvogëlon përqendrimin e tij në trup dhe si rezultat, ju bën të ndiheni të qetë dhe të përqendruar.

Dhimbjet

Kur keni dhimbje fizike, disa lot shpesh shpërthejnë në mënyrë të pavullnetshme. Kjo është mënyra e trupit për të zvogëluar ndjesinë e dhimbjes. Hulumtimet kanë zbuluar se përveç faktit të të qenit qetësues, lotët emocional çlirojnë oksitocinën dhe endorfinat. Këto kimikate i bëjnë njerëzit të ndihen mirë dhe gjithashtu mund të lehtësojnë dhimbjet fizike dhe emocionale./classlifestyle/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme