Një studim i botuar në revistën Child Development vëzhgoi 170 familje në të cilat kishte të paktën një fëmijë me moshë tre vjeçare.
Studiuesit kërkuan nga prindërit që të regjistrojnë numrin se sa herë e ndërprinin kohën me fëmijët e tyre, për t’u marrë me telefonin.
11% thanë se kurrë nuk ka ndodhur, 17% ndodh vetëm një herë në ditë, 24% kanë rrëfyer se e kanë bërë atë veprim dy herë në ditë dhe 48% kanë zbuluar se kanë ndërprerë kohën me fëmijët e tyre tre ose më shumë herë në ditë.
Ndër zbulimet më shokuese është fakti se kërkuesit zbuluan se kur shpërqëndrimet janë më të mëdha fëmijët paraqesin më shumë probleme në sjellje, sepse shfaqin zemërim, reagime të dhunshme dhe mërzitje.
Përveç kësaj, studime të tjera të ndërmarra nga AVG Technologies konkluduan se 42% e fëmijëve (4 nga 10 fëmijë) mendojnë se prindërit e tyre shpenzojnë më shumë kohë në telefon se sa me ta. Nga ana tjetër, fëmijët përfundojnë duke u normalizuar me këto sjellje dhe vazhdojnë duke i përsëritur këto sjellje derisa shkojnë në pikën që krijojnë varësi nga telefonat ashtu si prindërit e tyre./Shije.al
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...