Prindërit padisin djalin dhe nusen: S’po na bëjnë një nip ose një mbesë

10:29 | 13 Maj 2022
Trina Galanxhi

Një çift indian ka paditur djalin dhe nusen e tyre, duke kërkuar një nip ose një mbesë.

Prindërit thanë se kanë investuar në shkollimin dhe dasmën e djalit të tyre dhe se për këtë arsye ai u detyrohet atyre me sjelljen në jetë të një fëmije, transmeton portal arbresh.info

Prindërit që kanë paditur djalin dhe nusen e tyre kërkojnë që ata të bëjnë një fëmijë brenda vitit, ose duhet të paguajnë një kompensim prej 50 milionë rupi ( 620 mijë euro).

Sanjeev dhe Sadhana Prasad paraqitën një kërkesë në një gjykatë në qytetin Haridëar, në shtetin verior të Uttarakhand.

“Djali im është i martuar prej gjashtë vitesh, por ata ende nuk po planifikojnë një fëmijë. Të paktën nëse kemi një nip me të cilin të kalojmë kohë, dhimbja jonë do të bëhet e durueshme”, tha çifti në një peticion.

Kompensimi do të përfshijë koston e dasmës në një hotel me pesë yje, një makinë luksoze me vlerë 80 mijë dollarë, si dhe koston e pagesës për muajin e mjaltit të tyre në Tajlandë.

Djali dhe nusja me të kaluar në një qytet tjetër, thuhet se kanë ndërprerë komunikimin me prindërit e djalit.

“Djali dhe nusja ime jetojnë në dy qytete të ndara për shkak të punës së tyre, duke na shkaktuar dhimbje të jashtëzakonshme. Ne e trajtuam nusen tonë si vajzën tonë. Pavarësisht kësaj, ajo rrallë qëndron me ne, duke na shtuar vuajtjet”, tha çifti për gazetën The Times of India.

Ata shtuan se ishin të gatshëm të kujdeseshin për rritjen e fëmijës nëse nusja nuk do të kishte kohë për shkak të angazhimeve të saj profesionale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme