Google ADS

Prindërit në telefon gjithë kohës? Ja çfarë ndodh me fëmijët

23:45 | 24 Prill 2017
Trina Galanxhi

Përdorimi i tepruar i telefonit nga prindërit pengon jetën familjare, sipas një studimi ku janë pyetur nxënësit.

Mbi një e treta e 2000 të anketuarve të moshave nga 11 deri në 18 vjeç, i këkojnë prindërve të mos rinë gjithë kohës mbi pajisjet e tyre.

14% thonë se prindërit janë online në orën e ushqimit, dhe 95% e 3 mijë prindërve, të pyetur më vete, e mohojnë këtë.

Studimi është bër nga Digital Awareness UK.  Një fakt tjeter interesant nga nxënësit e pyetur është se kur i kanë kërkuar prindërve të heqin telefonin, 46% e prindërve nuk e kanë pasur mendjen ndërsa 44% i kanë injoruar dhe mërzitur.

Përveç kësaj vetëm 10% e prindërve besonin se përdorimi i telefonit ishte një shqetësim për fëmijët e tyre, ndërsa 43% janë shprehur se kalojnë shumë kohë online.

“Sondazhet tona tregojnë se fëmijët janë të vetëdijshëm për shumë nga rreziqet që vijnë nga përdorimi i tepërt i teknologjisë por kanë nevojë për të rriturit në jetën e tyre për të vendosur kufijtë e qartë dhe për tu pasur model shembulli. Për të arritur këtë, kemi nevojë për bashkëpunimin e shkollës dhe familjes për të dhënë këshilla të vazhdueshme”, është shprehur Mike Buchanan, drejtori i një shkolle në Britani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme