Google ADS

Prindërit dhe telefonat! Ekspertët tregojnë shqetësimin që përjeton fëmija

10:41 | 30 Tetor 2020
Trina Galanxhi

“Mami, babi më shikoni!”, kjo është britma e heshtur e fëmijëve gjatë ditëve të sotme, kur prindërit nuk u kushtojnë vëmendje.

Sipas një studimi të kryer në Milano dhe botuar në Journal of Social and Personal Relationships, fenomeni i ‘fubbing’ është një term që përdoret për përdorimin e shpeshtë të telefonave celularë.

Kjo është sjellja me të cilën njerëzit në një kontekst shoqëror zgjedhin që të injorojnë bashkëbiseduesin dhe i kushtojnë vëmendje telefonit, transmeton portal arbresh.info

Hulumtimet tregojnë se njerëzit që nuk mund të lëshojnë telefonin nga dora kanë pasoja negative në mirëqenien e tyre psikologjke, zhvlerësojnë marrëdhënien me kolegët ose partnerin dhe, në raste të rënda, zhvillojnë simptoma depresive.

Për fëmijët kjo situatë është edhe më e vëshirë, sidomos kur prindërit nuk dëgjojnë.

Në prani të celularëve, ndërveprimet mes prindërve dhe fëmijëve zvogëlohen me 20%.

Sipas studimit italian, prindi duhet të ketë një marrëdhënie shoqërore me fëmijët. Në shumicën e rasteve studimi ka gjetur se prindër ua lënë fëmijëve telefonin në dorë kur duan që të kenë kohë për vete, përfshirë edhe një darkë në restaurant.

Psikologët theksojnë se mungesa e vëmendjes te fëmijët rezulton në mungesë të mbrojtjes.

“Fëmijët, shumë herët, kërkojnë strehim të cilat shpesh, jo gjithmonë për fat të mirë, quhen alkool, drogë, pornografi. Mosha e rritur është aftësia për të parashikuar rezultatin e punës së dikujt”, thuhet në studim.

Megjithatë, studimi ka ardhur në përfundim se prindërit e kësaj kohë janë më adoleshentë në sjellje se fëmijët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme